“Një ballist foltoreje, ka ndërtuar pa leje”/ Rama nxjerr zbuluar Agron Shehajn
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish sot në lidhje me ...

Nuk është hera e parë që Autoriteti i Dosjeve i ka vënë përpara Kuvendit kërkesën për shfuqizimin e dispozitës që bllokonte rikontrollin për subjektet e "verifikuara" më parë nga komisionet "Mezini" dhe "Bezhani".
Ka prej më shumë se 10 vjetësh që zyrtarët drejtues të Autoritetit të Dosjeve, pothuajse në çdo raportim vjetor në Kuvend, kanë vënë theksin te nevoja për shfuqizim të dispozitës, shfuqizim, i cili i bë i mundur vetëm në orët e vona të ditës së djeshme.
Komisionet "Mezini" e "Bezhani" ishin 2 dhe kanë ushtruar veprimtarinë në kohë të ndryshme, por ata kanë funksionuar si një komision i vetëm në shpëlarjen e disa personave, një pjesë e të cilëve figura kyçe në politikën shqiptare.
Autoriteti prej kohësh për shkak se kish vënë re në punën e tij se persona që ishin shpëlarë nga komisioni "Mezini"-"Bezhani", dilnin vazhdimisht të përlyer nga arkivat qe ky institucion administron.
Amendamenti i miratuar së fundmi me ose pa të drejtë është lidhur në emrin me dy mbiemra të ish-Presidentit Ilir Meta-Metaj.

Edhe dje mbrojtësit e flaktë të ish-Presidentit akuzuan parlamentin se amendamentin po e bënte për t'i prerë rrugën e politikës ish-Presidentit.
Kaq të zellshëm kanë qenë në artikulimet në mbrojtje të Ilir Meta-Metaj, saqë nuk e mendonin dot për asnjë moment që kjo lloj mbrojtjeje ishte ajo që e damkosi si spiun ish-Presidentin pa qenë nevoja që shqiptarët të shihnin dosjen.
Për rastin Ilir Meta-Metaj nuk është amendamenti fajtori!
Por shqiptarëve nuk u intereson ish-Presidenti me një emër dhe dy mbiemra. Duhet të jemi të sigurt që asgjësimin politik të ish-Presidentit nuk e sjell dot amendamenti i miratuar dje. Ai asgjësim ka nisur dhe do të kryhet për shkak të gjëmave dhe bëmave që ish-Presidenti vetë ka bërë si në të shkuarën e largët që zbulohet nga dosja e vetë e bashkepunimit vullnetar me Sigurimin e Shtetit, ashtu dhe në të kaluarën e afërt apo edhe të sotmen e ndotur.
Amendamenti duhej miratuar për shkaqe thelbësisht parimore dhe qenësisht të drejta. Shfuqizimi i djeshëm që ju bë një dispozite të legjislacionit shqiptar ishte, është dhe duhet lidhur me çështje tejet parimore. Edhe nëse ai u nis për ish-Presidentin me 2 mbiemra, duhet të mirëpritet për gjithë dymbiemërshat e tjerë që gjenden midis shkresave me të cilat komisioni "Mezini"-"Bezhani" i ka shpëlarë për 30 vjet.
Procesi i lustracionit ne Shqipëri ka pasur një histori fatkeqe.
Sepse në çdo hap të tij ai ose është konceptuar, ose është drejtuar, ose është organizuar, ose është administruar nga eksponentë të sigurimit të shtetit, të cilët në një mënyrë ose një tjeter në 30 vjet kanë gjetur gjithmonë mënyrën dhe rrugën se si të infiltroheshin në proces, ta pengonin atë dhe rregullisht të zvarrisnin deri në bllokim vetëpastrimin politik të shoqërisë shqiptare.
Nuk duhet shumë aftësi intelektuale per ta kuptuar këtë të vërtetë, por që nuk patën guximin që ta thonë as ata që iniciuan nismën për shfuqizimin e dispozitës që u bë i mundshëm vetëm dje.
Boll të kujtojmë faktin se si edhe PD-ja ka ofruar në vite në mënyrë të përsëritur vetëm ligje antikushtetuese për këtë çështje dhe më pas sa herë që i rrëzoheshin me turp, hiqte nga axhenda e vet temën e lustracionit dhe të despiunizimit të politikës. Nuk harrohet dot se si liderë politikë majtas dhe djathtas e rrethonin veten me emra me pseudonime të famshme, të cilët i shihnim gjithmonë në vijën e parë të artikulimit mediatik, sa herë që secili lider e shihte veten ligsht.
Klauzola e ligjit shqiptar, deri dje në fuqi, që ndalonte hapjen e dosjeve per personat e shpëlarë nga komisioni "Mezini"-"Bezhani", ishte kontributi i drejtpërdrejtë i eksponentëve të sigurimit të shtetit në zvarritje, në bllokim, në shtrembërim.
Nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e di dhe nuk e kupton se komisioni "Mezini" &"Bezhani", kanë shpëlarë spiunë jo se ashtu u ka ka dashur qejfi, por sepse ose ashtu janë urdhëruar, ose sepse janë penguar, ose sepse u janë fshehur dosjet, ose sepse janë sabotuar. Nuk ka shpjegim tjetër. Në të gjitha rastet nga shpëlarja kanë përfituar vetëm spiunët me pushtet ose në shërbim të thellë e të verbër të njerëzve me pushtet.
Shpëtonin vetëm ata të vijes së parë të llumit, e që ishin të gatshëm për beteja sa herë që "shefi" e shihte veten ligsht.
Eksponentët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një shtresë me përgjegjësi të forta në dhunën që diktatura lëshoi mbi kokat e shqiptarëve.
Këtu e ka pas burimin dhe këtu qëndronte morali, justifikimi dhe qëllimi i ligjit shqiptar, i cili duhet të synonte identifikimin, mënjanimin ose të paktën denoncimin publik të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dispozita e shfuqizuar dje e pamundësonte këtë.
Nëse e lidhim me alegorinë Orwelljanë te "Ferma e kafsheve", spiunët e sigurimit do ishin "derrat uzurpatorë".
George Orwell në "Ferma e Kafshëve" stigmatizonte regjimin me sloganin:
"Te gjitha kafshët janë të barabarta përpara ligjit!/CNA.al
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish sot në lidhje me ...
Prime Minister Edi Rama from Elbasan has spoken about the ...
The extradition trial of Turk Faruk Fetih Ozer, accused of...
PD MP Belind Kelliçi has denounced that some residents of ...
The troubles do not end with justice for the businessman o...
Pedagogët kanë rinisur protestën, duke shënuar kështu ditë...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur sot gjyqtarit e...
Parliament yesterday voted several amendments to the law o...
The Tirana Marathon is the biggest event in the capital, w...
Late last night, the Assembly approved the draft law on am...
The police officers who accompanied 32-year-old Lear Kurti...
The former leader of the Red and Black Alliance, Kreshnik ...
Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa n...
Deri më tani Evropa ka arritur që të mbushë objektet e saj...
Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme projektligjin për hapje...
The democratic deputy, Oerd Bylykbashi, said during to...
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, has spok...
The head of the Parliamentary Group of the SP, Taulant...
The Ministry of the Interior has reacted to the accusa...
The General Director of the State Police, Muhamet Rrum...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
The housing crisis in Spain is reaching alarming levels, w...
The US military has carried out airstrikes in Iran in resp...
Artificial intelligence is rapidly transforming the health...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...