web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Madrid/ Rama: Shqipëria po merr vëmendje si destinacion turistik dhe autentik

2026-01-23 10:23:00, Aktualitet CNA

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Madrid/ Rama: Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga panairi Ndërkombëtar i Turizmit që po zhvillohet në Madrdit, ku Shqipëria merr pjesë. Rama shprehet se ky panair është pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani.

Kreu i qeverisë thekson se Shqipëria po merr vëmendje nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor.

“Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, thuhet në postimin e Ramës. /CNA





22:06 TODAY

Hetimet për

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme edhe lid...

Lajmet e fundit nga