Shkullaku: Justice reform controlled by Rama, strictly commanded
Analyst Armand Shkullaku in "The Unexposed" commented ...

"Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetur një pamje në kujtesë: kufoma e një foshnjeje që ndodhej në bodrumin e një spitali." Mstyslav Chernov përshkruan skenën në bisedë me Deutsche Ëelle. Ky ka qenë regjistrimi i fundit në Mariupol.
Në të njëjtën ditë, Mstyslav u largua nga qyteti i pushtuar. "Ne po filmonim në një spital, kur një mjek erdhi tek unë dhe m'u lut ta ndiqja në oborrin e pasmë", raporton Mstyslav Chernov. "Aty pashë papritur duzina kufomash, shtrirë përtokë, të mbështjellë në thasë plastikë apo qilima. Ishin kufoma civilësh të vrarë në bombardime.
"Mes tyre ishte aty një paketë e vogël. Mjeku u përkul përpara e hapi dhe pashë trupin e vogël të një foshnjeje. Përbri një letër, ku thuhej, se ky foshnje ishte vetëm 23 ditë."
Mstyslav Chernov është gazetar i agjencisë së lajmeve, Associated Press.
Ai dhe kolegu i tij prej vitesh, fotoreporteri Evgeniy Maloletka, u nderuan me Freedom of Speech Aëard të Deutsche Ëelle-s për raportimin e tyre nga Mariupoli në shkurt dhe mars. Të dy gazetarët mbërritën në qytetin port, para marshimit të trupave ruse në Ukrainë dhe raportuan nga aty tre javë, deri sa u evukuuan nga mesi i marsit nga qyteti.
Pamjet dhe videot rrëfejnë detaje të tmerrshme të luftës, se si Mariupoli dikur në lulëzim u shkatërrua dhe u zhyt në kaos përmes bombardimit masiv rus.

Gazetarët dokumentuan kushtet e pashpresa, nën të cilat jetonin banorët e qytetit, pa gaz dhe rrymë elektrike madje banorëve iu desh të mbijetonin për disa javë pa qasje në ushqime dhe ujë të pijshëm. Ata fotografuan varret masive, të mbushur me kufomat e civilëve dhe fëmijëve. Pa provat e shumta të Chernov dhe Maloletkas bota nuk do të kishte mësuar aq shpejt, se çfarë tmerri u solli marshimi rus qytetarëve në Mariupol.
Pamje hedhin poshtë propagandën ruse
Më 9 mars Maloletka fotografoi mjekët që nxjerrin një grua shtatzënë nga klinika e shkatërruar nga sulmi ajror rus. Chernov e filmoi shkatërrimin. Shtatzëna dhe fëmija e saj ndërruan jetë më vonë, po pamja që ofroi fotoreporteri bëri xhiron e botës.
Gazetarët nuk e dinin se këto pamje do të mbërrinin tek kaq shumë njerëz e do të shkaktonin kaq shumë reagime zyrtare.
"Nuk ishte e lehtë, të kishe qasje në internet, dhe nuk kishim mundësi të ndiqnim media të tjera se çfarë reagimesh kishin sjellë ato që kishim fotografuar dhe filmuar", thotë Chernov. Kur u bombardua materniteti m'u bë e qartë, se ky ishte njëri nga momentet më me rëndësi të luftës dhe që këto pamje do të kishin një efekt të madh.

Në kohën që gazetarët përpiqeshin t'i nxirrnin filmimet e fotot nga qyteti duke kërkuar internet, mediat ruse bombardonin opinionin me propagandë, sipas së cilës nga trupat ruse nuk ka pasur dëme në civilë. Por pamjet e Maloletkas që dokumentuan shkatërrimin e klinikës u bënë virale dhe provuan të kundërtën.
Gazetarët nën presion
Për Chernov dhe Maloletkan raportimi nga rajonet e krizës nuk është i ri. Chernov ka raportuar nga rajonet e krizës si Siria, Iraku, Myanmari, kurse Maloletka ka raportuar me vite për revolucionin në Maidan në Ukrainë si edhe konfliktin në Donbas dhe në Krime. Por Mariupol ishte diçka tjetër. Chernov e quan raportimin nga Mariupoli një nga detyrat më të vështira dhe të rrezikshme. "Kjo luftë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e paparashikueshme dhe zhvillohet me armë ekstremisht të zhvilluara", thotë ai.
"Ti frikësohesh nga njëra anë për jetën, dhe në të njëjtën kohë ndjen presionin të prodhodh material t'ia bësh të ditur botës, sepse kjo ka rëndësi." Çdo gazetar që raporton nga Ukraina e ndjen këtë, thotë ai.

Që nga fillimi i luftës trupat ruse qëllojnë rregullisht mbi gazetarët, sipas një raportimi të "Reporterëve pa kufij". Sipas të dhënave të Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve, CPJ (njoftim i 13 qershorit 2022) janë vrarë të paktën 12 gazetarë në zonat e luftës në Ukrainë, mjaft të tjerë konsiderohen të humbur. Burimet ukrainase bjën të ditur shifra më të larta.
Megjithë rreziqet Chernov dhe Maloletka do të kthehen në front pas marrjes së çmimit Freedom of Speech Aëard të Deutsche Ëelles në Global Media ForumChernov thotë se situata në Ukrainën lindore është po aq e tmerrshme si në Mariupol në kohën e pushtimit, ose më keq. "Askush nuk e di sa viktima civilësh ka, sa shkatërrim ka, sepse nuk ka pamje nga rajone të tilla." Ai do të kthehet në Ukrainë. Jam ukrainas dhe gazetar, dhe njerëzit duhet të informohen për atë që ndodh në Ukrainë, thotë ai. Puna e gazetarëve këto kohë është më shumë se një raportim. Bëhet fjalë për raportimin në fillim të diçkaje të madhe, bëhet fjalë të jesh dëshimtar i ngjarjeve e luftimeve që do të përcaktojnë të ardhmen e botës." E si mund të mos e ndjesh si gazetar detyrimin për të raportuar, pyet Chernov.

Analyst Armand Shkullaku in "The Unexposed" commented ...
Journalist Klodiana Lala, spoke tonight on the show 'O...
For analyst Andi Bushati, the Rama-Kurti meeting in Pr...
The Debate on A2 CNN spoke on Monday evening about the...
A suspicious device was found on Sazan Island. CNA.al ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka bërë sot s...
Analyzing today's joint meeting between the government...
Democratic Party leader Sali Berisha commented on the ...
Albania and Kosovo, in the joint meeting of the two go...
Media freedom advocates have sharply criticized the Eu...
Lawyer Artan Manushaqe said at the roundtable organize...
CNA.al publikoi sot një tjetër dokument ekskluziv, që ...
During his speech at the presentation of the book by P...
DUI leader Ali Ahmeti was present at the promotion of ...
The chairwoman of the Appeal Commission in PD, Adriana...
12 new deputy commissioners who have just completed th...
The head of the Chamber of Advocates in Shkodra, Anton...
CNA.al has published a scandal that has been produced ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar ...
Xhuljana Dumani, Nuredin Dumani's sister, reacted after th...
A complaint to CNA also led to the publication of several ...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The results of the forensic examination have confirmed tha...
A 26-year-old citizen was arrested in Shëngjin after perfo...
The much-wanted Ylli Zalla has managed to escape the opera...
Një 41-vjeçar i dyshuar për tentativë për vrasje është vën...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
Albania is facing significant challenges in human capital ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
North Korean leader Kim Jong Un has said the country will ...
Iran and Oman have issued a joint statement on the Strait ...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, po shqyrton mundës...
A UN investigative commission says Israel has deliberately...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
The labor market in Albania continues to be characterized ...
The two most frequently mentioned economic engines are con...
If you want to take the pulse of the economy, it's not eno...
One of the topics that has most shaken the economy is the ...