Mafia scheme of attack on SPAK prosecutors
For a long time, a criminal attack on the SPAK prosecu...

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi vijon të denoncojë aferën e inceneratorit të Tiranës.
Ditën e sotme ka paraqitur disa dokumente të fshehurta që thellojnë më tej skanadalin e aferës së inceneratorëve.
Sipas Këlliçit prokurorët cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019.
Anëtari i Kryesisë së PD-së thotë se, faktet dhe provat tregojnë se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.
Më tej ka paraqitur disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH-së.
Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Këlliçi thekson se, angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit.
Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Postimi i Belind Këlliçit
Skandali i aferës së Inceneratorit të Tiranës, sot paraqita dokumentet e fshehura: Prokurorët cungojnë dhe nuk citojnë materialet zyrtare, raportin e KLSH-së të vitit 2019!
Që të jemi të qartë që në pikënisje të sqarimit që do bëjmë të raportit të KLSH-së të vitit 2019, duam të ju sqarojmë që nuk kemi aspak si qëllim që të anatemojmë figurat e prokurorëve dhe të jemi shumë të qartë se veprat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit duan kohë dhe metoda speciale.
Por faktet dhe provat tregojnë të kundërtën se nuk është bërë asnjë hetim me metoda speciale, por në fakt prokurorët as nuk e citojnë materialin zyrtar, madje e cungojnë.
Këtu do të paraqesim disa përfundime të raportit konfidencial të KLSH.
Nga auditimi konstatohet se Ministria e Financave për pjesën e projektit të financuar nga njësitë vetëvendore është shprehur pa koment duke mos e kundërshtuar projektin, bazuar vetëm në ‘dakordësinë në parim mbi studimin e fizibilitetit’, të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit të Këshillit Bashkiak përkatës si autoritet kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit.
Në lidhje me këtë konstatim nga ana e Ministrisë së Financave janë paraqitur observacione me shkresën numër 5929/9 të datës 28/08/2019 në të cilën është sqaruar se;
Ministria e Financave me anë të shkresës nr. 13118/7 protokolluar në datën 2.03.2017 i ka kërkuar autoritetit kontraktues, që duke qenë se në studimin e fizibilitetit është shprehur se, Qarku i Tiranës është financuesi i këtij projekti, të marrë miratimin me shkrim nga ky qark.
Me anë të shkresës numër 8275/1 e protokolluar në datën 27.03.2017 të Bashkisë Tiranë, të përcjellë në MFE.
Ministria e Financave nuk mund të miratojë një projekt për të cilin nuk është paraqitur përfshirja në buxhetin e miratuar të njësive të vetëqeverisjes vendore të fondeve që implikojnë zbatimin e projektit.
Miratimi i buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore kryhet nga Këshilli Bashkiak sipas përcaktimeve të bëra në ligjin numër 139 i vitit 2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’ në nenet 9 dhe 54 në të cilin janë përcaktuar
Neni 9
Të drejtat dhe përgjegjësitë ...
c) hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë buxhetin e tyre;
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij.
-Mbi marrjen e miratimit nga palët e treta të përfshira në projekt.
Dhënia e miratimit nga të gjitha njësitë vendore të qarkut të Tiranës.
Qarku i Tiranës përfshin katër njësi vendore që nuk janë shprehur në lidhje me dakordësinë me këtë projekte dhe jo vetëm Bashkia e Tiranës. Për rrjedhojë miratimi i këtij projekti është dhënë pa marrë konfirmimin nga strukturat e përfshira në projekt dhe organet përkatëse vendimarrëse për qëllimet e buxhetit.
Ministria e Financave ‘është shprehur pa koment’ për projektin koncensionar/PPP dhe nuk e ka kundërshtuar projektin megjithëse nuk ka pasur konfirmim nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore të prekura nga ky projekt në lidhje me garantimin e sasive minimale të mbetjeve të trajtuara që do të trajtohen nga projekti.
Kalojmë edhe në një tjetër fakt, që nxjerr gënjeshtrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.
Grupi i auditimit sqaron se sikurse është cituar në sipër në konstatim, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar vetëm skenari i mungesës së plotësimit të sasisë minimale të mbetjeve të garantuara, rast për të cilin ishte parashikuar që të ketë risk të mbartë përsipër sektori publik duke paguar një shërbim të paafruar.
Në lidhje me skenarin e tejkalimit të 700 tonëve në ditë, rast për të cilin nuk është kryer asnjë analizë në lidhje me efektin financiar në buxhetin e shtetit, duke marrë në konsideratë eksluzivitetin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Tiranë për koncensionarin./ CNA








For a long time, a criminal attack on the SPAK prosecu...
The head of SPAK Altin Dumani was asked what measure h...
The head of SPAK, Altin Dumani, has given a clear message ...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, has revea...
The Deputy Prime Minister, at the same time the Minist...
Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuari...
The National Food Authority, during the checks made in Shk...
The contract with the winning company that will develo...
Me vendim të Gjykatës së Tiranës janë arrestuar 12 persona...
All road axes are open in Kukës district. From the con...
The Special Prosecutor's Office against Corruption and...
The chief of police of Peqin prison has expressed his conc...
Journalist Artan Hoxha, in an interview on the "Opinio...
Journalist Julian Kasapi has revealed details about the se...
Journalist Elton Qyno has told what was communicated t...
Journalist Julian Hoxhaj published documents tracking ...
Today, the next hearing was held against the elected m...
Journalist Çim Peka, after failing to unravel the "bra...
Journalist Çim Peka spoke about the interview conducted wi...
Another car accident was recorded in our country. On ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
US President Donald Trump has stated that a deal with Iran...
US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymy...
The US has deported a group of migrants to the Central Afr...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...