Arrestimi për trafik droge në Itali/ Elsa Lila rrëfehet si asnjëherë më parë: Më mbyllën për dy muaj, qëndrova me javë e izoluar
Këngëtarja e njohur Elsa Lila si ansjëherë më parë ësh...

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Elsa Lila, për një dekadë nuk është shfaqur në ekrane apo në muzikë, duke i bërë të gjithë të mendonin se ajo tashmë e kishte mbyllur karrierën e saj muzikore.
Por ajo u rikthye në nëntor me një koncert si dhe mori pjesë në Festivalin e Këngës.
Më tepër detaje ajo tregon në intervistën me kryeministrin Edi Rama, ku shprehet se gjatë kësaj kohe ajo është marrë me jetën e saj private dhe artistike ku tregon se ka studiuar muzikën baroke.
Pjesë nga intervista
Kryeministri Edi Rama: Dhe edhe unë, për pak u bëra si ata që mendojnë se iku Elsa Lila, nuk është më. U zhduk përgjithmonë, por për pak sepse tamam kur edhe unë mund të bija pre e këtij mendimi të gabuar, ti u rishfaqe në Tiranë me një koncert që kishte një titull që e ka edhe kraharori yt, Finalmente. Domethënë më në fund Elsa u rishfaq që përkthehet, më në fund e morëm vesh që Elsa është gjallë.
Elsa Lila: Po, Edi. Ashtu siç ti the, ashtu siç ju thatë..
Kryeministri Edi Rama: Lëre ‘’ju-në’’..
Elsa Lila: Dakord, ashtu siç ti the, ka kaluar një kohë e gjatë larg kamerave, larg publikut, por për mua koha është totalisht relative. Nuk e mat kohën me muaj, me vite, sa me kualitetin e kohës së kaluar dhe unë e kam ndjerë të nevojshme të jem larg publikut, larg syrit të kamerave për një kohë të gjatë për shumë arsye. E para, për arsye familjare, e dyta për arsye artistike. Të më falësh për zërin, por dje ka qenë një natë e gjatë post-koncertum, pasi kam pritur publikun deri vonë edhe e kam zërin pak të lodhur sepse pas koncertit ata dëshironin, kam pritur rreth 1500 persona që vinin të më takonin dhe të merrnin autografe dhe fotografi dhe ishte një takim live dhe pas 10 vitesh dhe me ta, nuk mund tua kurseja pas koncertit një përqafim me Elsën, pasi kishin kaq vite pa e parë. Pra, pse u zhduka? Ndoshta është kurioziteti i njerëzve. Në fakt nuk u zhduka. Jetova. Jetova në Romë. Studiova muzikë baroke. Kam bërë shumë eksperienca të tjera që më kanë pasuruar dhe që më lejuan që të rikthehem akoma më e fortë, më e përgatitur artistikisht, me më shumë ide inovative edhe sepse kam evoluar në idetë e mia artistike, ndonëse në koncertin tim, i cili ishte një revivel i këtyre 27 viteve karrierë që kam bërë që nga 1996, si të thuash performova këngët që kam realizuar në këto 27 vite, por ndërkohë kam evoluar konceptualisht, artistikisht pasi po merrem me muzikë baroke, pra muzikë që u ndodh mes 1600-ës dhe mesit të 1700-ës, duke eksperimentuar me zë natyral. Natyrisht muzika nuk tregohet me fjalë, duhet dëgjuar dhe shpejt shpresoj që të mund të vij në Shqipëri, në opera këtë radhë, sepse është një muzikë që është më e përshtatshme për operan. Më në fund t’ju tregoj konkretisht për këtë të famshme muzike baroke për të cilën po flas prej shumë kohësh në intervista.
Ideja është shumë revolucionare në fakt. Ka 300 vjet që kjo muzikë këndohet, pra flas për muzikën e kënduar baroke, jo atë të luajturën. Këndohet me zë të impostuar, pra me zë të impostuar në mënyrë klasike dhe unë mendoj se ky lloj impostimi, e largon pak dëgjuesin e thjeshtë nga materialet baroke. Materialet baroke janë pak të vështira për t’u dëgjuar, por kur përcillen me një zë të impostuar, - i cili është i mrekullueshëm natyrisht, babai im është një tenor dhe unë i adhuroj zërat e impostuar. Unë jam rritur në operan e Tiranës, jam rritur mes zërave të impostuar, - publiku që e ka veshin të pakultivuar me këtë lloj muzike, trembet paksa, krijon një lloj distancimi mes interpretuesit dhe dëgjuesit, ndërsa../ CNA
Këngëtarja e njohur Elsa Lila si ansjëherë më parë ësh...
The famous singer Elsa Lila narrated her life in the p...
The founder of the "Albania Becomes" political movemen...
The former deputy and member of the Presidency of the DP, ...
The former deputy and member of the Presidency of the ...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
On Monday at 12:00, the meeting of the National Integratio...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has stated t...
Prime Minister Edi Rama has arrived at the Elysee Pala...
Four employees of the Republic Guard have been suspended f...
Credins bank dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan mar...
Analyst Kreshnik Spahiu, while speaking about the Rama...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas...
Analyst Andi Bushati has commented on the Rama-Meloni ...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se marrëve...
The Special Prosecutor's Office has requested that wit...
Komisionin e Etikës ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëv...
The writer Ismail Kadare is in favor of the agreement ...
CNA has opened a survey regarding the opposition protests ...
The builder Fatmir Bektashi appeared again at SPAK this Fr...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
A road accident occurred today on the Lezhë-Milot highway,...
Tirana police have criminally prosecuted 27 people in conn...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
The United States government has announced that it will st...
Meteorologists have warned that a powerful El Nino phenome...
Oil shipments through the Strait of Hormuz increased signi...
Polish President Karol Nawrocki announced on Friday that h...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...