FACTS-Veliaj, 430 thousand dollars lobbying against SPAK and justice
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...

Si në çdo fundjave, Policia bën numërimin e krimeve. Këtë javë ajo radhir si suksese 21 operacione por për krimet që kanë tronditur vendin nuk ka asnjë fjalë në njoftimin dërguar mediave.
Nëse i numëron 21 operacione policie në javë, i bie që krimi të jetë goditur në zemër, por nëse kemi parasysh edhe procedurën hetimore që vijon më tej në Gjykatë dhe të arrestuarit e policisë, mund të lirohen, çon në shfryrjen e këtyre operacioneve.
21 operacione në një javë.
21 operacione policore të zhvilluara nga strukturat e Policisë, në të gjithë vendin, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve të zjarrit, kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, si dhe krimeve kundër personit e pasurisë.
Operacioni “Dyshimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë, si rezultat i të cilit u parandalua një ngjarje kriminale, si dhe u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, radio si ato të Policisë, një automjet i blinduar, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
Operacioni "Fokus", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mat, gjatë të cilit u kap në qendër të qytetit të Burrelit, një 22-vjeçar nga Tirana, me armë zjarri pistoletë në brez dhe fishekë në fole gati për qitje.
Operacioni “Arsenali”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestruan arsenal armësh, municion luftarak, automjete të blinduara, targa automjetesh, fenelina si ato të Policisë, si dhe paruke që mbaheshin për t’i përdorur në veprimtari kriminale; në pranga pronari i garazhit, në kërkim djali i tij.
Operacioni "Rrugëtimi", i zhvilluar në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarri dhe të municionit luftarak, drejt Kosovës. U sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe shuma parash, si dhe u vunë në pranga 6 shtetas.
Operacioni “Green mail 2”, i zhvilluar nga DPPSH, në bashkëpunim me DVP Durrës, gjatë të cilit u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. U sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
2 operacione policore të koduara "Packed" dhe "Along", të zhvilluar nga DVP Tiranë dhe Durrës. Gjatë operacionit "Packed" u sekuestruan rreth 750 gramë kokainë dhe u vunë në pranga 2 shtetas. Ndërsa gjatë operacionit "Along" u vunë në pranga 2 shtetas që qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë të ftohta, me vete.
4 operacione policore të koduara “Kreshpan 2”, “Vallas 2”, “Sulta” dhe “Forbidden”, të zhvilluara nga DVP Fier, Shkodër, Elbasan dhe Lezhë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U vunë në pranga 5 shtetas (3 prej tyre të kërkuar më parë), si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.
U finalizua faza e dytë e operacionit “Golden bullet”, zhvilluar nga DVP Durrës, gjatë të cilit u kap një shtetas i kërkuar në kuadër të operacionit të nisur nga Policia e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese, pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Arratia”, të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Operacioni policor “Fake Gold”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 2 shtetas italianë, të cilët kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro.
Operacioni policor “Postimi”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, pasi i morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi tjetër. U sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.
3 operacione policore të koduara “Goods”, “Seven” dhe “Thousands”, të zhvilluara nga strukturat e Policisë në Dibër, Vlorë dhe Elbasan, në kuadër të të cilëve u vunë në pranga 4 shtetas, si dhe u zbardhën 8 vjedhje banesash, për sende dhe shuma parash deri në 10 000 euro.
4 operacione policore te koduara, “Medicaments”, “Ticket 2”, “Road Guard 34”, dhe “Fati i lojërave”, të zhvilluar nga struktuart e DVP Tiranë, Gjirokastër dhe Durrës, në fushat e kontrabandës, ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve dhe organizimit të lotarive të palejuara. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 5 shtetas.
Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion./CNA.al
The Albanian authorities have notified the Russian Embassy...
Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar mëngjesin e sotëm në l...
Around 17:40 on Saturday, 3 Russian citizens tried to ...
Two soldiers were attacked at the Arms Factory in Gramsh b...
The Freedom Party has reported on the serious incident...
Everyone knows Zhani Ziçishti, as an actor in more tha...
A few minutes separate us from the fourth night of the...
The democratic deputy, Dashnor Sula, has come out with...
The Albanian government has transferred a fund worth 7...
After many years on the screen of "TV Klan", the journ...
Lawyer Sokol Hazizaj called the decision of the genera...
"Veltins" beer could not be missing from the "Beer Fes...
The police of Pogradec have prosecuted a person for bu...
Two American B-52 planes will fly to Skenderbey Square...
Me 11 gusht në media doli lajmi se është zhdukur i shumë k...
Tre netë fantastike me atmosferë të zjarrtë festive ka...
Në natën e tretë të “Festës së Birrës”, një atmosferë ...
Një ditë pas atentatit me dy viktima në mbikalimin e P...
Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas...
Një djalë është dhunuar nga policia e Durrësit tek stacion...
In January 2026, CNA published a series of documents and f...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have arrested today the perpetrator of the t...
Four hand grenades and two automatic weapons were found in...
Tirana Police have cracked down on a case of document forg...
Other details have emerged from the murder of Eglant Koç, ...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
Andy Burnham is no stranger to Labour Party leadership con...
A fire broke out this Friday at an elementary school in ce...
Attorneys for the defendant accused of killing UnitedHealt...
The parents of a boy who fatally shot nine children and a ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, ...
The draft law proposed by the Ministry of Finance for a ne...
It is not only Albanian consumers who pay more than the Eu...
Albanian consumers paid 10.5% more for fuel than the Europ...