web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boçi hap protestën/

2024-02-20 18:06:00, Aktualitet CNA

Boçi hap protestën/

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka hapur protestën duke dhënë mesazhin se sot ndryshe nga herët e tjera vijnë të bashkuar si një zë i vetëm kundër kryeministrit Edi Rama. 

"Ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja është ulërima e qytetarit është dëshira për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është grushti i mbledhur i atij intelektuali që zemërohet, është biznesi i vogël që i ngushtohte laku në fyt, është revolta e të riut e të resë që ja nxijnë jetën dhe dëshiron të largohet.

Është ajo drama e qytetarit shqiptar që është një udhëtim dantesk drejt ferrit.

Ndrsyhe nga herët e tjerët vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër Ramës. Diktaturat nuk mund të lulëzojnë nëse ne jemi të bashkuar", tha Boçi. / CNA





Lajmet e fundit nga