Empty southern beaches/ Godfather: Muhabete Facebook-u
The Minister of Environment and Tourism, Mirela Kumbar...

The State Police has reflected the work of a week. According to the announcement, the Police has conducted 22 coded operations and has dealt with cases of illegal possession of weapons.
Also, a total of 38 wanted persons have been captured, of which: 36 are wanted nationally and 2 are wanted internationally.
The Police Services have continued during this week, checks throughout the country, with the aim of preventing, identifying and cracking down on criminal activities in the field of narcotics.
“Strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj.
Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Operacione të finalizuara, edhe për lirimin e hapësirave në vijën bregdetare.
Korçë – Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Matrix”. Qarkullonte me armë zjarri gati për qitje, vihet në pranga 26-vjeçari që kishte dalë nga burgu muajt e fundit dhe për të cilin dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.
Finalizohet nga strukturat e Policisë së Lezhës, operacioni policor i koduar “GJURMA”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2016 në Mirditë, vihet në pranga autori i saj.
Finalizohen nga DVP Tiranë, "Double strike" në 2 faza dhe "Pasagjeri" – Zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal armësh, vihen në pranga 3 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetet me të cilat qarkullonin, në banesat e tyre dhe në ambientin e marrë me qira prej tyre;
Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 115 janë arrestuar, 270 janë proceduar penalisht dhe 25 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 38 persona në kërkim, nga të cilët: 36 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Discover”, “Double strike” (2 raste), “Pasagjeri”, “Last box”, “Medicines”, “Share”, “Benefit”, “Bregdeti i lirë”, “Makineta”, “Diesel”, “Fields”, “Zalli i Bazit”, “GJURMA”, “Around”, “Laku”, “Kreshpan”, “Perimetri 185”, “Perimetri 186”, “Knock Doën” (në vijim), “Restart 10” dhe “Matrix”.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
"Zalli i Bazit"/Mat - Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, vihet në pranga 44-vjeçari përsëritës në këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim vëllai i tij;
“Fields”/Sarandë - U kapën në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, në pranga 2 vëllezërit;
“Laku”/Pukë - Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 3 shtetas, sekuestrohen 527 të dyshuara narkotike kanabis;
“Kreshpan”/Fier - Sekuestrohen 2 armë gjahu, 8 kilogramë kanabis dhe 163 bimë kanabisi, vihen në pranga 47-vjeçari dhe djali i tij, shpallet në kërkim djali tjetër;
“Restart 10”/Korçë - Sekuestrohen 30 kg kanabis, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër;
Kapen dhe vihen në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Knock Doën”, të finalizuar 3 muaj më parë, në Korçë;
"Share"/Elbasan - Sekuestrohen sasi heroine dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 51 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, medikamente të kontrabanduara, 4 radio si ato të Policisë, 3 automjete, 21 aparate celulare, targa shqiptare dhe të huaja, 2 palë dylbi, dokumente të falsifikuara dhe 7 mjete lundruese.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 1 snajper, 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 pushkë sportive, 6 thika, krehëra pistolete, silenciatorë, pajisje të ndryshme armësh, 1 dorezë hekuri dhe 1 shufër metalike.
Janë goditur 12 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 42 raste të dhunës në familje.
Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore, 5 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 24 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste.
Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.
Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 466 leje drejtimi, nga të cilat: 360 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 67 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.
Janë vendosur 15.512 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave shërbimet e Policisë Kufitare kanë vijuar kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve, për dokumentacionin që duhet të kenë mjetet ujore private dhe mjetet lundruese që përdoren për argëtim, si dhe për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e mjeteve lundruese.
Në këtë kuadër, gjatë kësaj jave, janë bllokuar 7 mjete lundruese “Jet ski”, për kryerjen e manovrave të rrezikshme në perimetrin e sigurisë në plazhe.
Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Janë goditur 10 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 5 të tjerë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”
Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.
Me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet e befasishme në të gjithë vendin. Kontrollet do të intensifikohen edhe gjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit dhe turistët.
Gjithashtu, do të vijojnë operacionet policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.
We invite the citizens to report to the Digital Commissariat and to the toll-free number 112, any case of illegality, guaranteeing complete anonymity, immediate and impartial response," the Police announcement states, among other things./ AE-CNA.al
The Minister of Environment and Tourism, Mirela Kumbar...
The Minister of Defense, Niko Peleshi, has reacted reg...
Journalist Artan Hoxha has ironized an article publish...
The State Police announces that there has been a high ...
"You seem like a good girl and I want to help you", this w...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me d...
The head of the DP, Sali Berisha, through a status on ...
In 2011, a video of a personal laptop of the former Minist...
The Ministry of Defense has reviewed the situation of ...
Crime has gripped the country. Murders, mafia assassinatio...
Për 49 arkat të cilat mungojnë në kontejnerin e ardhu...
SPAK has released the crew of the ship that was seized...
Filip Talo received this Friday all the materials that...
Historian Kastriot Dervishi has made a serious post on his...
Journalist Artan Hoxha joked about the seizure of coca...
The former deputy of the Democratic Party, Myslim Murr...
The State Commissioner of Elections has asked the Pros...
Historian Kastriot Dervishi reveals the number of spie...
The Special Court has sentenced the former mayor of Lushnj...
The US Embassy in Tirana has congratulated the 45 new ...
A mountain of documents for a flagrant case, in the na...
The Democratic Party has denounced a tender held by the Hi...
Since the summer of 2020, the Mayor of Tirana, Erion Velia...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, denounce...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following intensive controls and work based on police inte...
A road accident was recorded on Saturday morning on the Le...
A serious incident is reported to have occurred today in G...
A fatal accident has been recorded on the Fier-Lushnjë hig...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Albania is leading a painful demographic process that plac...
On Friday, our country will be affected by stable weather ...
On Thursday, our country will be affected by stable weathe...
A serious rail accident occurred today in Munich, Germany....
The Iranian Central Military Command, Khatam al-Anbiya, an...
Four months of war have fundamentally changed relations be...
Australia has confirmed for the first time the presence of...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
In the Balkans, few tourism markets are expanding at the p...
Demographic experts Ilir Gëdeshi and Russell King conclude...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
Urban development, transport, energy, forestry and agricul...