Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...

Rregullatorët konfiskuan bankën “First Republic” mëngjesin e së hënës dhe gjithë depozitat dhe pasuritë e saj u blenë nga banka “JP Morgan Chase”, në një përpjekje për të shmangur një krizë të mëtejshme bankare në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është banka e tretë e mesme amerikane që dështon brenda dy muajsh.
Banka “JPMorgan Chase” do t’i paguajë Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave një shumë prej 10.6 miliardë dollarësh, në kuadër të marrëveshjes për blerjen e shumicës së pasurive të bankës me bazë në San Francisko, “First Republic”.
Ky është dështimi i dytë më i madh bankar në historinë e Shteteve të Bashkuara, pas atij të bankës “Washington Mutual”, e cila falimentoi në kulmin e krizës financiare të vitit 2008.
Edhe atë e pati blerë banka “JP Morgan Chase”.
“Qeveria nga ftoi ne dhe të tjerët që të veprojmë dhe ashtu bëmë”, tha Jamie Dimon, Drejtori Ekzekutiv i Bankës “JPMorgan Chase”.
Banka “First Republic” ndodhej në krizë që pas falimentimit në mars të bankave “Silicon Valley” dhe “Signature”, mes shqetësimeve në rritje të investitorëve dhe depozituesve se ajo mund të falimentonte për shkak të numrit të lartë të depozitave të pasiguruara dhe kredive me norma të ulëta të interesit.
Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave tha të hënën se 84 degët e bankës “First Republic” në tetë shtete, do të rihapen si degë të bankës “JP Morgan Chase” dhe se depozituesit do të kenë qasje të plotë në paratë e tyre.
Rregullatorët u angazhuan gjatë fundjavës për të gjetur një zgjidhje para hapjes së tregjeve të aksioneve në Shtetet e Bashkuara.
Sipas autoriteteve, deri më 13 prill, pasuritë e bankës “First Republic” kishin vlerën e 229 miliardë dollarëve, ndërsa numri i përgjithshëm i depozitave ishte 104 miliardë dollarë.
Në fund të vitit të kaluar, Rezervat Federale e renditën atë si bankën e 14-të më të madhe tregtare amerikane.
Korporata Federale për Sigurimin e Depozitave tha se fondi i saj i siguracionit do të pësojë një humbje prej 13 miliardë dollarësh, për shkak të marrjes nën administrim të bankës “First Republic”.
Ndërhyrja për bankën “Silicon Valley” i kushtoi fondit të sigurimit një vlerë rekorde prej 20 miliardë dollarësh.
Para dështimit të bankës “Silicon Valley”, banka “First Republic” kishte fitime që lakmoheshin nga e gjithë industria.
Klientët e saj – kryesisht të pasur dhe të fuqishëm – rrallë dështonin të paguanin kreditë e tyre.
Shumë nga fitimet e bankës vinin nga kreditë me norma të ulëta për të pasurit, në mesin e të cilëve edhe shefi ekzekutiv i platformës Meta, Mark Zucherberg.
Banka “First Republic” përjetoi dyfishim të pasurive totale nga 102 miliardë dollarë që kishte në fund të tremujorit të parë të 2019-ës, kur numri i punonjësve të saj ishte 4 mijë e 600.
Por shumica dërrmuese e depozitave të saj, ngjashëm me ato të bankave “Silicon Valley” dhe “Signature”, ishin të pasiguruara. Ky ishte shqetësimi më i madh i analistëve dhe investitorëve.
Nëse banka do të falimentonte, depozituesit e saj mund të mos i merrnin të gjitha paratë e tyre.
Kjo frikë u ndje në tremujorin e fundit. Banka tha se depozituesit tërhoqën mbi 100 miliardë dollarë gjatë krizës së prillit./ VOA
Rregullatorët amerikanë po garojnë për të gjetur një s...
Sot, më 1 maj 2023, dollari amerikan blihet me 100.5 l...
Në Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka ...
Sot, më 30 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100....
Sot, më 29 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100.5 le...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar ditën e sotme çmime...
Ditët e fundit është vënë re një forcim i lekut vendas. Pë...
Stoku i depozitave që individët, bizneset, institucionet s...
Rënia sistematike e vlerës së euros është duke i “dërr...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 39 leje ndë...
Sot, më 28 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100....
Sot, më 27 prill 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot, më 26 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100.4 le...
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore Shqipëria ka shënuar r...
Sot, më 25 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100....
Banka Qendrore Europiane ka bërë progres në krijimin e...
Credit Suisse thotë se 61.2 miliardë franga zvicerane ...
Sot, më 24 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Sot, më 23 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...