Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në muajin shtator të vitit të kaluar, shtetasi Dritson Kurti u arrestua nga policia e Korçës pas njoftimit nga materniteti për një 13-vjeçare që kishte sjellë në jetë një foshnjë. Ndonëse e mitura dhe familja e saj deklaroi se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual, por për një martesë sipas traditës së komunitetit rom, prokuroria ka ngritur akuzën e veprës penale të nenit 100/2 që e dënon të akuzuarin me të paktën 25 vite burg.
Paraditen e sotme, familjarë të vajzës së mitur dhe përfaqësues të komunitetit rom kanë protestuar para Gjykatës së Korçës, duke bërë thirrje që të lirohet Dritson Kurti, pasi, sipas tyre, ai është martuar me konsensus me të miturën Adelajda Jonuzi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë një vajzë.
Vetë minorenia ka bërë thirrje për të liruar bashkëshortin e saj duke treguar se këto muaj për të kanë qenë shumë të vështira. Jonuzi tregon se Kurti mbante familjen dhe punonte ditë e natë për të siguruar të ardhura.
“Aman ju lutem më lironi burrin. Ai s’më ka marrë me zor, më ka marrë për të krijuar familje me mirëkuptimin e mamit dhe babit. Po e mbani kot, padrejtësisht. Ai rrugëve s’më ka nxjerrë mua. Dua të ma lironi. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, çfarë ka bërë ai? Këto muaj kanë qenë shumë të vështira për mua. Gjyshja shkon në dyqan dhe merr borxh për të na sjellë për të ngrënë e për qumshtin e vajzës. Ai punonte edhe ditën, edhe natën për të siguruar të ardhura”, ka thënë e mitura.
Gjyshja e Dritsonit ka kërkuar të drejtën e nipit të saj, duke treguar se me një pension prej 120 mijë lekësh të vjetër kujdeset për të dhe nusen minorene me foshnjën.
“Ai ishte kryefamiljar, punonte ditë e natë. E ëma ka ndërruar jetë dhe po e mbaj unë me një pension 120 mijë lekë. Fëmija lindi mirë, nusja ishte mirë, kanë ardhur dhe donin të më merrnin nusen në befotrof bashkë me fëmijën. Dua të drejtën e nipit se jam plakë 73 vjeçe e po e mbaj unë se s’ka njeri. Të vërë dorë qeveria, çfarë kemi bërë? E martuam me marrëveshje bashkë me familjen e vajzës”, u shpreh gjyshja e të arrestuarit.
Për përfaqësuesin e komunitetit rom, Dritsoni po mbahet në burg pa të drejtë për shkak se për këtë komunitet është traditë që të martohen të vegjël në moshë. Nëpërmjet kësaj proteste dhe fjalës në media, ai kërkon lirimin e Dritsonit.
“Dritson Kurtin që po e mbajnë në burg pa të drejtë dhe ne e kemi si traditë që na e kanë lënë pleqtë. Ne martohemi që në djep. I bëj me dije gjykatës e prokurorisë që djali të vejë në familje se kanë vajzë të porsalindur. E ëma i ka vdekur, i ati e ka braktisur prandaj ju lutem të mendojë për komunitetin rom që edhe statusin që e kemi që në 2001 që u miratua në parlament thotë 'Komuniteti rom është i paarsimuar dhe martohen të vegjël'”, u shpreh përfaqësuesi.
Protesta e sotme ka nisur prej qendrës së qytetit me një marshim deri te Gjykata e Korçës ku protestuesit kërkuan drejtësi për këtë rast. Ndonëse komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të vogël, ligji nuk parashikon asnjë masë lehtësuese, por sipas nenit të vendosur për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", Dritson Kurti rrezikon të dënohet me të paktën 25 vite burg./ CNA
Sot shënohen 34 vite nga rrëzimi i shtatores së ish-diktat...
Zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për depu...
Tatimet kanë bllokuar llogaritë e televizionit të pushteti...
Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni: “Drejt...
Safet Bajri, një emër i njohur për policinë, për shkak të ...
Apeli ka "rrëzuar" ankimimin e Ajola Xoxës duke lënë në fu...
Pas operacionit të djeshëm në Shkodër nga Renea, SPAK ka k...
Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin për vitin 2024....
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi duket se është tërhequr, mëngj...
Nëna e Ajola Xoxës ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. Valbo...
Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK për t'u...
CNA ka siguruar pamjet e kryebashkiakut Erion Veliaj nga k...
Eksperti Gent Progni ka bërë një deklaratë të fortë në lid...
Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni: “Betej...
Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian regjistruan më shu...
U nda nga jeta në moshën 62-vjecare, pronari i televizioni...
Dje, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u o...
U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni “Sfida...
Një protestë po zhvillohet te Ministria e Shëndetësisë për...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...