
Kaskada e Devollit mund të ketë rritje të kapacitetit të prodhimit të energjisë me një projekt që aktualisht është në fazë studimi nga norvegjezët e Statkraft.
Një marrëveshje që u miratua pak ditë më parë në qeveri dhe së fundmi ka mbërritur në Kuvend specifikon ndryshime sa i takon koncesionit aktual që ka kompania në vendin tonë.
Ky është ndryshimi i katërt që i bëhet marrëveshjes ndër vite dhe që synon këtë herë një projekt që rrit efektivitetit e përdorimit të ujit të kaskadës ku kompania ka investuar.
Projekti i ri rrit ndjeshëm kapacitetin e instaluar në kaskadën e Devollit që vetem nga shtesa mund të jetë mes 800 dhe 1600 MW duke tejkaluar kështu kaskadën e Drinit që është arteria kryesore në vend për prodhimin e energjisë.
Në shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës (investim privat)me kapacitet të instaluar rreth 1400MW, nga të cilët, tre të parët janë nën administrimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
“Shoqëria e Projektit ka kryer disa studime paraprake të cilat synojnë optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll. Studimet tregojnë se ndërtimi i një impianti me sistemin e rezervës së pompuar mund të jetë i realizueshëm dhe do të ofronte një përdorim me të mirë të potencialit hidrologjik të kaskadës së lumit Devoll.
Nga optimizimi përfitojnë të dy Bashkëkoncesionarët dhe Qeveria e Shqipërisë për shkak të shtimit të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vend” thuhet në marrëveshjen e bërë publike.
Projekti kapaciteti shtesë 800-1600 MW
“Rezervuari i Epërm i RP Moglica Shtesë gjendet rreth 8 km në lindje të Digës së Moglicës ku një pjesë e epërme në formën e një ene dhe pjesë e epërme relativisht e sheshtë e luginës është e përshtatur për ruajtjen ditore të ujit për t’u përdorur nëpërmjet një hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompuar.
Rezervuari i Epërm do të përbehet nga 2 diga me mbushje shkëmbore në lartësi nga 20 deri 70 m. Centrali nëntokësor gjendet në kodrën në anën e majtë të degës së lumit Devoll të rezervuarit të Moglicës.
Centrali është i pajisur me turbina me pompë të kthyeshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë afërsisht 800-1600 MW subjekt i projektit final. Dalja e tunelit të shkarkimit do të zhytet dhe do të dalë në Rezervuarin e HEC-it Moglice rreth 4 km nga Diga e HEC-it Moglicë. Skema përdor lartësi bruto rreth 620 m midis Rezervuarit të Epërm te RP Moglica Shtesë dhe Rezervuarit të HEC-it Moglicë” thuhet në tekstin që i është bashkangjitur marrëveshjes.
Referuar një kalendari bashkangjitur këtij drafti parashikohet që në vitin 2024 të kryhet studimi i fizibilitetit për të vijuar me vlerësimin final në 2025 dhe nëse gjithçka shkon sipas planit në vitin 2025 të bëhet tenderimi. Operimi është parashikuar në vitin 2030.
Statkraft 590 milionë euro investim
Hidrocentralet mbi lumin Devoll janë projekti më i madh hidroenergjetik i 30 viteve të fundit i zbatuar në vend. Ai përfshin dy HEC-e të mëdha Banja dhe Moglica si dhe projektin për HEC Kokel. Të dy hidrocentralet e parë në funksion kanë kapacitet të instaluar prej rreth 256 Më dhe prodhim të parashikuar rreth 700 GWh/vit. Kosto e investimit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit është vlerësuar rreth 590 milion Euro./Monitor.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot shkol...
Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është ...
Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Sam...
Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë "Tempul...
Gazetari Bledi Mane ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Gazetari Stavri Marko deklaroi mbrëmjen e kësaj të hëne se...
Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj...
Ndonëse inceneratori në Tiranë nuk ekziston dhe nuk bë...
Një tjetër reagim ka ardhur pas thirrjes së biznesmenit Gj...
Ditën e sotme u mblodh Asambleja e kryetarëve të Dhomë...
Prezenca e OSBE-së Shqipëri organizoi Forumin IX vjetor pë...
Kreu i Partis së Lirisë, Ilir Meta tha se megaoperacioni k...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, i cili plotës...
Kreu i Partis së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjene Kryesisë ...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar t...
Një 55-vjeçari ka plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar në...
Një konflikt ka ndodhur mes dy adoleshentëve ditën e sotme...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka plotësuar sot t...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për rikt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...