Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët amerikanë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar sot në Komisionin e Ekonomisë mënyrën se si po funksionon tregu i karburanteve në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një model që favorizon rritjen e çmimeve përmes koordinimit të shoqatave dhe ndërmjetësve të shumicës.
Braçe deklaroi se çmimet e naftës dhe benzinës nuk vendosen sipas tregut, por përmes një mesazhi SMS që arrin në të gjitha pikat e karburantit, ku sipas tij, çmimi më i lartë qëndron në rreth 198-202 lekë për litër dhe ka qëndruar mbi 200 lekë për katër vite me radhë. Ai akuzoi Shoqatën e Hidrokarbureve për funksionimin si një kartel që garanton rritjen e çmimeve.
Ai theksoi gjithashtu se tregu i shumicës po funksionon përmes blerjeve ditore, 10-ditore dhe mujore nga një broker i jashtëm, duke eliminuar parimin e depozitave dhe duke mos reflektuar zhvlerësimin e euros në çmimet për qytetarët.
“Unë vazhdoj të insistoj te tregu i karburanteve, me thënë të drejtën, dhe jo thjesht tek veprimi juaj, por tek modeli i tregut që ata kanë ndërtuar prej katër vitesh, po flas prej katër vitesh. Po, ato janë çmimet dhe janë vendosur me një mesazh. Çmimi i naftës ka ndryshuar dje në orën 16:00 sipas një SMS-je të mbërritur në çdo përgjegjës pike karburanti.
Çmimi është më i lartë tek ato që janë të brenduara, pra çmimi më i lartë është ai 198-202 lekë, që këta e kanë sfidë personale. Kanë katër vjet që e kanë sfidë këtë 202 lekëshin; kur e patën para katër vitesh e kanë sfidë mos ta ulin nën 200 lekë dhe ta çojnë gjithmonë mbi 200 lekë.
E kanë ndryshuar me një SMS dhe unë po përpiqem shumë që ato SMS t’i mbledh dhe t’jua dërgoj dhe, mbi të gjitha, nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, që është Shoqata e Hidrokarbureve. Këto SMS nuk i dërgojnë thjesht drejtuesit e kompanive, por këto SMS, veçanërisht tek pikat e bardha, i dërgojnë zyrtarët e Shoqatës së Hidrokarbureve. Pra Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast.
Ju me të drejtë po monitoroni tregun e pakicës, por problemi është atje ku ju thashë, tek tregu i shumicës. Cili është modeli i tregut që zotërinjtë kanë ndërtuar? Këta nuk blejnë më naftë në bursë; këta blejnë nga një broker që e sjell naftën në territor. Është ky brokeri që vjen dhe e derdh naftën në depozitat e këtyre në periudha të ndryshme kohore dhe këta blejnë dhe shesin me çmimin e ditës që dalin nga depozita. Ky model tregu i ka hequr të gjitha avantazhet e blerjeve afatgjata të sasive të naftës, ose ia ka kaluar këtij brokeri, i cili nuk është entitet tatimor shqiptar dhe nuk është i regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili merr këto përfitime të blerjeve në afatgjatë.
Në bursë sot blen naftë ditore, 10-ditore, 30-ditore, 3-mujore dhe 6-mujore. Sot po të futesh në bursë, blen me këto afate dhe këto blerje në tregun shqiptar i bën ky broker. Madje këta kanë shuar fare parimin që duhet të funksionojë një depozitë.
Dollari është përtokë, pra transaksionet kryhen në dollar. Euro është zhvlerësuar, që është element i rëndësishëm tek çmimi, por kjo nuk është reflektuar sepse ky model tregu nuk e lejon këtë gjë.”, tha ai./ CNA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvi...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lid...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një rea...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës ...
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me mbyl...
Sot është afati i fundit i garës për drejtuesin e ri të Po...
Gjykata Kushtetuese ka publikuar datën e seancës kur prite...
Në një vendim të datës 9 mars, të publikuar në faqen e Gjy...
Në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, për shkak të mbarëvajt...
Më datë 16 shkurt, në një moment jo pak të dyshimtë, shfaq...
Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, një ndër emrat e n...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në datën 16 shkur...
Një raport i KE-së e ka shqetësuar politikën dhe drejtues ...
Ka filluar një lojë në lidhje me paraburgimin, një lojë po...
“Allishverishi”, podcast-i më i ri në botën mediatike dhe ...
Ka njerëz që i përkasin kohës së tyre. Ka të tjerë që mbar...
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në...
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folu...
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Politikave Shqiptare, ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...