Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë biznesmenit Saimir Taullau dhe të afërmve të tij. Dyshohet se kato pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e Saimir Taullaut, si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë:
Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit Saimir Taullau dhe të afërmve të tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Saimir Taullau, si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Saimir Taullau. Dyshohet se kato pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Saimir Taullau, konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal.
Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin nr. 62-2024-1908, datë 10.04.2024, ka vendosur masën parandaluese me karakter pasuror, të sekuestrimit për pasuritë më poshtë:
Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;
Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;
Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.
Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar menjëherë për ekzekutim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës, Drejtoria Rajonale Lushnjë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave, ka në një vëmendje të shtuar në drejtim të veprave penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe të pasurimit të padrejtë, duke përdorur të gjitha mjetet procedurale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe kalimin e tyre në favor të shtetit./CNA
Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar sot nga Kuvendi se grup...
Mesditën e sotme lagjja Manekaj në Patos është pushtuar ng...
Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durr...
Deputetja Monika Kryemadhi tha se Olta Xhaçka po bëhet pje...
Ish-ministrja Olta Xhaçka, gjatë fjalimit të saj në Kuvend...
Sot para Bashkisë së Tiranës janë mbledhur me mijëra prote...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Qytetarët e Tiranës janë të vendosur për t'u futur në ambi...
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Bashkinë e Tiranës. ...
Prej 1 ore qytetarët janë duke protestuar para Bashkisë së...
Sot po mbahet seanca parlamentare e radhës, ku do të merre...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë hedhur akuz...
Mijëra qytetarë kanë zbarkuar para Bashkisë Tiranë për të ...
Prej disa minutash ka nisur edhe protesta para Bashkis...
Qytetarët i janë drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj duke...
Qindra forca policise kanë rrethuar Bashkinë e Tiranës...
Qytetarë dhe opozitarë kanë nisur protestën para Bashkisë ...
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, është paraqitu...
Vëllai i deputetit Eduard Ndreca, A. Ndreca, është ndaluar...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur në Kuvend për n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...