I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Vaut të Dejës në GJKKO
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pye...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pye...

Deputetet e PS-së, në një deklaratë të përbashkët, kanë dënuar aktin e Agron Shehajt, i cili mori dokumentet në Kuvend duke ikur me vrap si dhe mosreagimin e tij ndaj punonjëses së Kuvendit, e cila duke e ndjekur u rrëzua nga shkallët.
Sipas tyre, ky akt tregon mizogjeni, dhunë në vendin e punës dhe një sjellje të papranueshme nga një deputet.
DEKLARATË E GRAVE DHE VAJZAVE DEPUTETE TË PARTISË SOCIALISTE
Ne, gratë dhe vajzat deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, dënojmë me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në selinë e demokracisë shqiptare, para syve të Shqipërisë dhe para kamerave. Kryetari i Partisë “Mundësia” dhe deputeti Agron Shehaj rrëmbeu me forcë një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua me vrap nga zyra e Kuvendit. Në përpjekje për ta ndaluar dhe për të kryer detyrën e saj, një këshilltare e Kuvendit, një grua në vendin e saj të punës e ndoqi pas, u rrëzua nga shkallët, mbeti e lënduar dhe sot ndodhet e shtruar në spital. Deputeti Shehaj as nuk u ndal, as nuk u kthye, as nuk i dha ndihmë. E la përtokë dhe iku.
Për ne, gratë socialiste ky është momenti më i rëndë i kësaj ngjarjeje. Sepse bëhet fjalë për një grua, një punonjëse të administratës së Kuvendit, e cila po zbatonte ligjin dhe po kryente me korrektësi detyrën për të cilën ishte ngarkuar.
Kur një deputet, një burrë, kryetar partie, figurë publike shkel ligjin dhe deklaratën e konfidencialitetit në një zyrë të Kuvendit; kur një punonjëse grua e institucionit rrëzohet duke tentuar të mbrojë ligjin dhe detyrën e saj; dhe kur ai deputet largohet duke e lënë atë të shtrirë pa i dhënë as dorën, ne kemi përballë:
-Mizogjeni në formën e saj më të pafshehur, mospërfilljen e plotë të një gruaje si qenie njerëzore në momentin që ajo ka nevojë për ndihmë.
-Dhunë në vendin e punës ndaj një punonjëseje publike, të cilën ligji shqiptar e ndalon në mënyrë të prerë.
-Sjellje të papranueshme për një deputet, që është betuar t’i shërbejë Kushtetutës dhe institucioneve, jo t’i cenojë ato.
Nuk ka “urgjencë politike” dhe nuk ka “kauzë” që të justifikon që të lësh një grua të rrëzuar në shkallët e Kuvendit dhe të vazhdosh vrapin për një kamerë.
Ne, gratë socialiste, i kujtojmë Z. Shehaj dhe të gjithë klasës politike:
1. Askush nuk është mbi ligjin, sidomos kur ligji mbron një grua në vendin e saj të punës. Kërkojmë që Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën të trajtojnë me seriozitetin më të lartë incidentin ndaj këshilltares së Kuvendit.
2. Puna e administratës së Kuvendit, kryesisht e mbajtur mbi shpatullat e grave nuk është “pengesë” për politikanët populistë. Këto gra janë kolonat që mbajnë institucionin. Kush ngre dorë ose përdor forcën ndaj tyre, ngre dorë ndaj Kuvendit të Shqipërisë.
3. Një deputet që lë një grua përtokë dhe nuk kthehet, i detyrohet asaj publikisht një faljeje. Pa kushte. Pa “por”. Pa spote në televizion.
Mesazhi ynë për këshilltaren e lënduar
Të jesh e sigurt që nuk je vetëm. Ne, gratë socialiste, të Kuvendit dhe jashtë tij, të qëndrojmë krah. Dëmtimi yt nuk do të kalojë si një “detaj” në kronikën e ditës. Do të ndiqet, do të dokumentohet, do të mbrohet institucionalisht. Detyra që po kryeje ishte detyrë kushtetuese: mbrojtja e një dokumenti të klasifikuar të Republikës. Ti nuk u rrëzove për një letër. U rrëzove sepse dikush zgjodhi shfaqjen mbi njeriun.
Asnjë mandat politik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se dinjiteti, siguria dhe respekti që i detyrohemi çdo gruaje që i shërben institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Në fund, populizmi që shkel mbi trupin e një gruaje për të fituar një video klip në rrjetet sociale nuk është alternativë politike. Është regresi më i thellë që mund t’i ndodhë një demokracie. Shqipëria e vitit 2026 nuk e meriton këtë. Gratë e Shqipërisë, qofshin në Kuvend, në administratë, në çdo vend pune nuk e meritojnë këtë.
Ne kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë falje publike ndaj këshilltares. Kërkojmë masë disiplinore dhe hetim penal, siç ka nisur tashmë Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Dhe, mbi të gjitha, kërkojmë që në Kuvendin e Shqipërisë të mos ketë kurrë më një burrë që ecën përpara duke lënë një grua përtokë./ CNA
Polici Nazmi Shahini, i kërkuar nga SPAK-u për pjesëmarrje...
Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive t...
SPAK ka zbarkuar në Bashkinë e Tiranës. Oficerët e BKH-së ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë për ...
Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar ra...
2026 shënon 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë. Në kë...
Bizneset që do të kërkojnë të rinovojnë në vitin 2027 marr...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk mbështeten në të njëj...
Mjeku i njohur Edvin Prifti rrëfeu sot betejën e tij profe...
Një rrugë e pambyllur, një tender me kosto që fryhet, një ...
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin...
T Këtë të hënë po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë për plotësim het...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa num...
Sot protestuesit u mblodhën sërish në kryeqytet. Grupe të ...
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka kryer një akt të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...