web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Vaut të Dejës në GJKKO

28 Korrik 2026, 15:07, Aktualitet CNA

I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Zbardhet dëshmia e

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pyetur këtë të martë si dëshmitar në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.

Shkreli është i pandehur nga SPAK-u për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mësohet se Shkreli ka mohuar akuzat, ndërsa është shprehur se nuk ka kërkuar vota dhe as ka ofruar të mira materiale ose vende pune në këmbim të votës. 

“Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike. Unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem edhe sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat tjetër, marr edhe drejtorin e spitalit kur ka problematikë e më vijnë ankesa, mesazhi që prokuroria thotë 'jepi zjarr' është që unë kam kërkuar që në takimin elektoral që ishte lënë të kishte brohoritje, ovacione, jo të kem kërkuar vota apo të kem ofruar të mira materiale apo vende pune”,-ka thënë Shkreli./CNA 

 

 





Lajmet e fundit nga