"Do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve në BKH"/ Braho: Ul ngarkesën dhe rrit cilësinë e hetimeve
Kryeprokurori i Posaçëm, Klodjan Braho, pas raportimit të ...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka dhënë sqarime para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi disa çështje kryesore që lidhen me veprimtarinë e institucionit, përfshirë letërporositë, masat e sigurimit në mungesë dhe konfiskimin e pasurive.
Braho theksoi se një nga shqetësimet kryesore lidhet me statusin e specialistëve që bashkëpunojnë me autoritetet e huaja. Sipas tij, shumë veprime hetimore kryhen prej tyre dhe është e nevojshme që ky ngërç të rregullohet me ligj. Ai u shpreh se një status i qartë për specialistët do të ndihmonte në uljen e ngarkesës së hetuesve, duke shmangur procedurat e panevojshme administrative.
“Ajo që kemi kërkuar është të shikohet statusi i specialistëve që janë në marrëdhënie me jashtë. Shumë veprime kryhen prej tyre. Mendojmë se ngërçi duhet të rregullohet me ligj. Nëse specialistët do kenë statusin do sjellë që hetuesit të mos jenë të ngarkuar me procedurën”, tha Braho.
Duke folur për masat e sigurimit në mungesë, Braho sqaroi se SPAK-u ka bërë një ndarje të të dhënave për të evidentuar masat e ekzekutuara dhe ato të paekzekutuara. Sipas tij, personat që i shmangen drejtësisë përfaqësojnë raste ku nevojat për masa sigurimi janë më të larta dhe vendimet janë të justifikuara.
Ai shtoi gjithashtu se SPAK-u nuk ka struktura të specializuara për ekzekutimin e masave të sigurimit. “SPAK bën kërkesën, merr masën dhe pret që vendimi të ekzekutohet,” u shpreh ai.
“E kemi ndarë numrin në tabelë, për të kërkuar masat që janë ekzekutuar dhe ato që nuk janë ekzekutuar. Kjo është për të dalluar këtë situatë. Personat që i fshihen drejtësisë janë në kushte që nevojat e sigurimit janë më të larta dhe masa është plotësisht e justifikuar. E kemi bërë diferencimin për të treguar diferencimin e veprave penale.
Siç dihet SPAK nuk ka struktura të specializuara që kanë të bëjnë me ekzekutimin e masave të sigurimit.
SPAK bën kërkesën, merr masën dhe pret që vendimi të ekzekutohet”, tha Braho.
Sa i përket konfiskimit të pasurive, Braho theksoi se ekziston një diferencë e dukshme mes numrit të pasurive të sekuestruara dhe vlerës së tyre. Ai shpjegoi se në raport janë pasqyruar sekuestrimet e kryera gjatë vitit 2025, si dhe konfiskimet me vendim të formës së prerë për të njëjtën periudhë.
Sipas tij, një pjesë e pasurive me vlera të mëdha janë ende në proces hetimi ose gjykimi dhe nuk mund të konsiderohen të konfiskuara deri në përfundimin e çështjeve. Ai theksoi gjithashtu se jo çdo pasuri e sekuestruar përfundon domosdoshmërisht në konfiskim, ndërsa shumica e masave lidhen me sekuestrime preventive gjatë hetimeve penale./ CNA
Kryeprokurori i Posaçëm, Klodjan Braho, pas raportimit të ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, pasi ka raportuar në KLP pë...
Kryeprokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, po raporton sot pa...
Kryeprokurori i SPAK-ut, Klodjan Braho, po raporton në KLP...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është kundërpërgjigjur akuza...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokrati...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot, më 27 prill, në orën 1...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reagua...
Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet nde...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, do të raport...
Ditën e sotme nis gjykimi në themel për dosjen në ngarkim ...
Sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e radhës gjyqëso...
Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott ka folur mr...
Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Nicholas Abbott ka ...
Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë ...
Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë, Arben Nasufi ka folu...
Janë zbardhur detaje nga vrasja me armë zjarri që ka trond...
Plot 17 ditë më parë, më 9 prill, në orën 09:30, Kolegjet ...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me djegien e maki...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...