"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin të krijojë regjistrin për kthimin e garancive shtetërore për mbajtjen, arkivimin dhe përditësimin e të dhënave të garancive e mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe raportimeve të huadhënësve.
Regjistri për kthimin e garancive shtetërore, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet dhe ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për bazat e të dhënave shtetërore.
Administrator teknik i regjistrit është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ndërkohë pronar me të drejta dhe përgjegjësi të plota për të dhënat që ruhen, administrohen dhe përpunohen është Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.
Për krijimin e regjistrit janë ngarkuar Ministria e Financave, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni
1. Të dhënat që përmban regjistri për kthimin e garancive shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhëna parësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:
i. kodi i identifikimit;
ii. produkti;
iii. përshkrim-veprimi;
iv. data e pagesës;
v. shuma e disbursuar;
vi. statusi i këstit të principalit;
vii. data e shlyerjes së pagesës;
viii. principali;
ix. përqindja e mbulimit të principalit;
x. interesi dhe masa e mbulimit të interesit nga garancia;
xi. stoku;
xii. dokumentacioni në formë PDF-je;
xiii. të dhëna lidhur me pasuritë e lëna si kolateral apo të sekuestruara;
xiv. kthimet e garancisë nga huamarrësit.
b) Të dhëna dytësore për menaxhimin e garancive shtetërore do të konsiderohen:
i. të dhënat për subjektin/personin fizik ose juridik;
ii. NIPT-i;
iii. të dhënat për gjenealitetet e individit (për personat fizikë, dorëzanësit apo administratorët e subjektit);
iv. numrin personal i identifikimit (ID) të subjektit apo të personit fizik;
v. të dhënat e regjistrit tregtar për datën e regjistrimit të subjektit, emrin e subjektit/shoqërisë tregtare, numrin unik të identifikimit të subjektit, llojin e shoqërisë tregtare (formën e organizimit të saj);
vi. të dhënat e identifikimit të themeluesve;
vii. të dhënat për selinë/vendndodhjen e biznesit apo për administratorit;
viii. të dhënat lidhur me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme;
ix. të dhënat mbi statusin e kredisë në bankat e nivelit të dytë;
x. të dhënat për statusin e pagesës së sigurimeve shoqërore.
1. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (në vijim AMGKP) përcakton ndërveprimin e regjistrit për kthimin e garancive shtetërore me baza të tjera të dhënash shtetërore.
2. AMGKP-ja, për regjistrin për kthimin e garancive shtetërore, ndërvepron duke shkëmbyer të dhëna me databazat e regjistrave, si më poshtë vijon:
a) Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, e cila merr informacion për kredimarrësin për numrin e pasurisë, zonën kadastrale, volumin, faqen, adresën e pasurive;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila merr informacion për kredimarrësin nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC), i vitit 2010, për të dhënat e vendbanimit, përbërjen familjare dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve;
c) Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila merr informacion lidhur me statusin e aktivitetit (aktiv, pasiv), ekstraktin historik të kredimarrësve;
ç) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;
d) Bank?n e Shqipërisë, e cila merr informacion nga bankat e nivelit të dytë, nëse kredimarrësi është debitor i keq;
dh) Institutin e Sigurimeve Shoqërore, i cili merr informacion lidhur me pagesat e sigurimeve të punonjësve, që kanë në ngarkim kredimarrësit;
ë) Regjistrin e barrëve siguruese;
e) Regjistrin e pronarëve përfitues;
f) Regjistrin e llogarive bankare (regjistri qendror i llogarive bankare dhe i kasetave të sigurisë, si një bazë e të dhënave shtetërore, në të cilin regjistrohen e ruhen të dhënat, sipas përcaktimeve të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, të ndryshuar, në formë elektronike).
3. Të gjitha të dhënat e administruara nga regjistri dhe dokumentacioni, që administrohet në sistem, ruhen të plota nga institucionet financiare për 10 (dhjetë) vjet nga mbyllja e llogarisë bankare ose e kasetës së sigurisë. Përpunimi i të dhënave personale dhe informimi i subjektit të të dhënave personale nga ana e institucioneve financiare kryhet sipas rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
4. Të dhënat e mbajtura në regjistër përmbajnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar dhe duhen ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to.
5. Të dhënat e mbledhura nga regjistri do të përdoren për:
a) mbledhjen e borxhit;
b) menaxhimin e skemave të veçanta të garancive të huas;
c) kthimin e garancive shtetërore të huas;
ç) kthimin e huave dhe nënhuave të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;
d) verifikimin e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse, për të cilat është kryer pagesa e garancisë në secilën prej skemave të garancive të miratuara, të huave dhe nënhuave, të dhëna nga ministri përgjegjës për financat;
dh) përpunimin e analizave statistikore;
e) identifikimin dhe raportimin në kohë reale të të dhënave lidhur me kredimarrësit apo nevoja të ndryshme të procesit të punës.
6. Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është administrator i informacionit dhe përgjegjës për përditësimin e regjistrit.
1. Aksesimi në regjistër është i përcaktuar, si më poshtë vijon:
a) Lexues;
b) Përpunues të dhënash;
c) Administrator.
2. Lexues është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave.
3. Përpunuesi i të dhënave është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave, të cilat kanë dy nivele aksesimi për përpunim:
a) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje ekonomike është struktura përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e skemave të veçanta të garancisë dhe përpunon të dhënat lidhur me:
i. shtimin e kredive të reja;
ii. përpunimin e kodit të identifikimit, emrin e subjektit apo personit fizik;
iii. produktin;
iv. përshkrimin e veprimit;
v. datën e pagesës;
vi. shumën e disbursuar;
vii. statusin e këstit të principalit;
viii. datën e shlyerjes së pagesës;
ix. principalin;
x. përqindjen e mbulimit të principalit;
xi. interesin dhe masën e mbulimit të interesit nga garancia;
xii. stokun e detyrimit ndaj huadhënësit dhe stokun e detyrimit ndaj Ministrisë së Financave;
xiii. skedulin e amortizimit.
b) Përpunuesi i të dhënave me përmbajtje juridike është struktura përgjegjëse e verifikimit të kërkesave të garancisë dhe konfirmimit të kontratave dhe përpunon e ngarkon në sistem të gjithë dokumentacionin juridik të raportit kredidhënës-kredimarrës, si:
i. marrëveshjet e bankave me ministrinë përgjegjëse për financat;
ii. kontratat e bankave me secilin prej kredimarrësve;
iii. marrëveshjet e mirëkuptimit me bankat dhe kredimarrësit;
iv. shkresat e ardhura nga banka në AMGKP lidhur me subjektin për thirrje garancie apo plotësim të dhënash;
v. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt bankave për kërkesë informacioni;
vi. shkresa të bëra nga AMGKP-ja drejt kredimarrësve për detyrimin që kanë ndaj ministrisë përgjegjëse për financat;
vii. shkresat e raportimit mujor, të ardhura nga bankat në AMGKP dhe çdo shkresë apo dokument tjetër juridik, që lidhet me subjektin e veprimtarisë./ CNA
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, e cilësoi si vend...
Presidentja e KE-së, Von der Leyen, mori pjesë këtë të...
GJKKO ka marrë vendimin për masat e sigurisë për kreun e P...
Pasditen e kësaj të mërkure u mbajt ceremonia e hapjes...
Pas më shumë se 4 orësh ka përfunduar seanca gjyqësore për...
Në datat 21-23 tetor 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur s...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është pa...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka bl...
Monika Kryemadhi ka dalë nga GJKKO dhe ka deklaruar se Pro...
GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për kreun e Partisë së L...
Pensionistët po protestojnë sot para Kryeministrisë. Ata k...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në "Syri TV" në emisionin “...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga Blloku i S...
Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do...
SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrups...
Kreu i PL-së, Ilir Meta u arrestua ditën e djeshme nën...
Analisti Arjan Curi ka zbuluar këtë të martë planet e ...
Analisti Arjan Curi ka zbuluar sjelljen e kryetarit të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...