web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vullnet i hekurt për mobilizim”/ Berisha tregon kur do të mbahet protesta e radhës

28 Dhjetor 2023, 13:28, Aktualitet CNA
“Vullnet i hekurt për mobilizim”/ Berisha tregon kur do të
Sali Berisha

“A planifikoni protestë në janar?”

Kjo është një ndër pyetjet që iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha nga gazetarët në konferencën e zhvilluar për mediat.

Ai tha se qytetarët kanë një vullnet të hekurt. Sipas tij protestat do të fillojnë në janar deri në përmbysjen e Ramës.

“Protesta do të ketë në muajin janar. Gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve shqiptarë për t'u përballur me diktaturën, SKAP-in. Do të fillojë në janar deri në përmbysjen e Ramës, ka një vullnet të hekurt, do të mobilizohemi dhe më shumë dhe protesta kurrë nuk do të shuhet. Do të ketë protesta të fuqishme se po shkelmojnë interesat e vendit", tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga