web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hasimja: Sistemi i besueshmërisë te drejtësia, me perceptim të ndryshuar nga burgosja e politikanëve

30 Prill 2026, 21:39, Aktualitet CNA

Hasimja: Sistemi i besueshmërisë te drejtësia, me perceptim

Politologu Ermal Hasimja tha sot se në situatën në të cilën ndodhet vendi, sistemi i besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë është një element thelbësor.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hasimja u shpreh se besueshmëria është vendimtare në përmirësimin ose përkeqësimin e raportit të besimit.

Po ashtu, politologu theksoi se vitet e fundit ka një perceptim ndryshe ndaj drejtësisë, për shkak të vendimeve që kanë çuar në burg disa politikanë.

“Një element i rëndësishëm është sistemi i besueshmërisë që ngjall drejtësia tek njerëzit. Kjo ose të prish punë ose të ndihmon. E kemi parë që ky lloj perceptimi ka ndryshuar sepse po fut politikanët në burg. Rrezikohet besueshmëria e publikut dhe nëse bie ose preket, këtu ka potencial për dëmtim të imazhit të drejtësisë”,-tha Hasimja./CNA 





Lajmet e fundit nga