Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Arben Kraja, në fund të dhjetorit të këtij viti, lë karrigen e drejtuesit të SPAK-ut.
Pas tri vitesh në krye të këtij institucioni, Kraja do të jetë një prokuror i thjeshtë në SPAK.
Ndërkohë, janë vënë në lëvizje kandidatët për ta zëvendësuar.
CNA.al mëson se bëhet fjalë për dy kandidatë, dy prokurorë të SPAK-ut, që synojnë karrigen e Krajës.
Dy emra që do të kandidojnë janë Altin Dumani, që aktualisht është zëvendës i Arben Krajës dhe Klodian Braho.
Sipas burimeve të sigurta të CNA.al, kandidati më potencial për të marrë karrigen e Krajës është Klodian Braho.
Braho duket se ka edhe mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Klodian Braho njihet si prokurori që ka hetuar “VIP”-at.
Ai ka hetuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe çuar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Në vitin 2016, Klodian Braho është dekretuar si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.
Prokurori ka kaluar në sitën e vetingut në vitin 2019, ku mori vlerësime pozitive për profesionalizmin dhe për vlerësimin e figurës nga Komisioni i ngritur për vlerësimin e tij.
Ndërsa kandidati tjetër Altin Dumani, është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Edhe si anëtar i SPAK-ut ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit./CNA.al
Njerëzit në Holandë janë mjeshtra për këtë gjë: Duke ndërt...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur sot në Kuv...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur pro hartës së re...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit...
Merita Hajdari, është gruaja së cilës dyshohet se i ka...
Aleanca për Mbrotjen e Butrintit po proteston prej 12 ...
Avoakti i ish-ministri Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka ...
Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia,...
Kur i kanë mbetur vetëm dhjetë ditë në postin e Presid...
Situata e zjarreve në vend ka qenë temë debati në sean...
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, k...
Sezoni veror dhe boshatisja e plazheve për shkak të çm...
Institucioni i Studimeve Politike, përmes një studimi ...
Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur në faktin se Shqi...
Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerim i BE...
Kryeministri Edi Rama i shoqeruar nga Ministrja e Infr...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka kundërshtuar v...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, ka iro...
Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes s...
Bordi i Transparencës në datë 14 korrik 2022, në mbled...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...