Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Ish-Presidenti, ish-Kryeministri, kreu i PD-së, Sali Berisha feston sot 80-vjetorin e tij të lindjes.
Sali Berisha lindi në 15 tetor 1944 në Tropojë. Fillimet e karrierës së tij i pati si kardiolog për të vazhduar më pas si politikan.
Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 3 herë, në periudhën 1991–1992, 1997–2013 dhe nga 2020 deri sot. Ai shërben si kryetar në detyrë i opozitës në parlamentin shqiptar.
Kjo ditëlindje e 80-të e gjen liderin e opozitës në arrest shtëpiak duke luftuar për lirinë e tij dhe për të risjellë PD në pushtet.
Pak historik mbi karrierën e Sali Berishës si politikan.
Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.
Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.
Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ia arriti që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.
Më 28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Zgjedhjet u certifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që shënuan progres të dukshëm lidhur me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kornizën ligjore, procesin e votimit, numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave. Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë që u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re konsiderohet si qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010./ CNA
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Pro...
Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesi...
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spitalin rajonal të S...
Vaksinat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luft...
Raporti i fundit i UNICEF nxjerr rezultate shqetësuese. N...
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një fazë të re t...
“Arsimin nuk e bëjnë cilësor ligjet”. Ky është mendimin i...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, është shfaqu...
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, denoncoi mungesën...
Në disa vite, në vendin tonë kërkesat e studentëve ndaj qe...
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për ish-kryebashkiak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje...
Anija e marinës “Libra” është nisur drejt Shqipërisë për t...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre dëshmitarët e vrasjes...
Në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realiz...
Gjykata e Korçës lë në fuqi masën e arrestit me burg për t...
Kryetari i Konferencës së Rektorëve Artan Hoxha ka shp...
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka folur n...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...