Pas mesazhit të Zelenskit në Kuvend/ Rama "zbret" në Varshavë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë, Poloni, ku do të ...
Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Në hierarkinë shtetërore Presidenti ka funksionet e kryetarit të shtetit, ka kompetenca kryesisht përfaqësuese dhe koordinuese, si dhe përgjegjësia e tij kryesore është përfaqësimi i shtetit dhe i unitetit të popullit.
Duke pasur mandat 5-vjeçar, pra më shumë sesa mandati kushtetues i një legjislature parlamentare dhe një kabineti qeveritar, institucioni i Presidentit ka rëndësi të veçantë në garantimin e funksionimit të shtetit, garantimin e normalitetit demokratik dhe garantimin e rendit kushtetues.
Ai/ajo zbatojnë Kushtetutën dhe flasin në emër të saj, ndonëse garanti faktik i Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese.
Instituti i Studimeve Politike ka bërë një historik të mënyrës se si janë përzgjedhur Presidentët nga viti 1991 e këtej.
Prej vitit 1991 Shqipëria ka zgjedhur 8 presidentë (një president është rizgjedhur). Konkretisht, Presidentët e zgjedhur kanë qenë: Ramiz Alia (1991-1992), Sali Berisha (1992-1997), Sali Berisha (1997), Rexhep Meidani (1997-2002), Alfred Moisiu (2002-2007), Bamir Topi (2007-2012), Bujar Nishani (2012-2017) dhe Ilir Meta (2017-2022).
Vetëm një President është rizgjedhur (Berisha 1997), por ai dhe Alia janë Presidentët që kanë dhënë dorëheqje në vitin e parë të mandatit.
Për shkak të mandatit të përcaktuar dhe datës së zgjedhjeve, pesë Presidentë (Meidani, Moisiu, Topi, Nishani e Meta) janë betuar në të njëjtën datë (24 korrik), i tillë do të jetë edhe presidenti i ri në 2022-shin.
Ndërkohë, Alia, Berisha dhe Meta kanë qenë objekt hetimi parlamentar për pretendime për shkelje të ligjit / kushtetutës, por vetëm për Presidentin Meta ka pasur akt zyrtar të Kuvendit të RSH-sv për shkarkimin e tij (2021).
Lidhur me propozimet dhe grupet mbështetëse rezulton se asnjë nga Presidentët nuk është votuar vetëm nga një parti politike, por ka pasur mbështetje edhe nga partitë e koalicionit dhe aktorë të tjerë politikë, në varësi nga kompozimi i Kuvendit dhe mazhorancës.
Presidenti Meta (2017) është votuar nga PS, LSI, PDIU.
Pozita kushtetuese e Presidentit të Republikës ka ndryshuar disa herë gjatë viteve 1990-2020.
Fillimisht me Dispozitat Kryesore Kushtetuese (1991-1998) Presidenti kishte kompetenca të gjera, përfshirë dy kompetenca thelbësore: e drejta të nxjerrë dekrete me fuqinë e ligjit, si dhe e drejta të organizojë dhe drejtojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Të drejtën e parë e ka përdorur secili nga Presidentët e kësaj periudhe (Alia, Berisha, Meidani), por të drejtën e drejtimit të mbledhjeve të qeverisë e përdorën vetëm Alia dhe Berisha.
Kompetencat e Presidentit ishin thelbësore edhe në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, emërimin e zyrtarëve të lartë, rolin drejtues në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, si dhe të drejta ekzekutive në disa sektorë të tjerë specifikë.
Pozitat kushtetuese të Presidentit Alia (1991) ndryshuan më 1992-shin, kur Presidentit iu dha e drejta të jetë anëtar në parti politike, duke i lejuar Presidentit të jetë ‘de facto’ edhe lider i partisë së tij politike.
Në Shqipëri të gjithë kryeministrat pas viteve 2000 kanë qenë kryetarë partish dhe mazhorancash, pra figurat kryesore politike, ndërsa Presidentët kanë ardhur nga pozita dytësore në parti ose nga zgjedhje konsensuale.
Në Shqipëri Presidenti Meidani i ushtroi kompetencat e tij me dy paketa të ndryshme kushtetuese, me kompetenca të gjera bazuar në DKK në periudhën 1997-1998 dhe me kompetenca më të kufizuara bazuar në Kushtetutën e re (1998-2002).
Pas vitit 1998 kompetencat e Presidentit u reduktuan disa herë, për të arritur kulmin me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, ndryshime që dobësuan ndjeshëm pozitën kushtetuese dhe politike të institucionit të Presidentit.
Në 2002-shin Shqipëria pati rastin e parë kur palët politike, të detyruara nga komuniteti ndërkombëtar, vendosën të zgjedhin një president konsensual.
Fillimisht PS-ja propozoi ambasadorin Artur Kuko, i cili refuzoi ofertën dhe për pasojë i kaloi e drejta e propozimit opozitës, kandidati i së cilës, Alfred Moisiu, mori edhe mbështetjen e mazhorancës. Ai e ushtroi mandatin e tij duke bashkëjetuar me dy mazhoranca të kundërta dhe dy kryeministrat që e kishin zgjedhur, Fatos Nano (2002-2005) dhe Sali Berisha (2005-2007). Të dyja palët dhe kryeministrat ndërmorën sulme denigruese ndaj Presidentit.
Megjithatë, Moisiu mbetet jo vetëm Presidenti i vetëm konsensual në Shqipërinë e tranzicionit, por edhe një nga Presidentët më të respektuar në memorien shtetërore dhe publike.
Presidentët Meidani dhe Topi ishin figurat e dyta më të rëndësishme në partitë e tyre politike, i pari i zgjedhur për shkak të nevojës së PS-së për një imazh të ri publik dhe i dyti duke iu imponuar mazhorancës së vet përmes mbështetjes së një fraksioni të rëndësishëm në PD. Presidenti Nishani është i vetmi i zgjedhur pa pasur pozita më të larta drejtuese sesa ministër dhe duke mos qenë figurë drejtuese politike, ndërkohë që Ilir Meta është i vetmi kryetar parlamenti i zgjedhur deputet në legjislaturën e drejtuar prej vetë atij.
Për zgjedhjen e Presidentit në 2012-ën ishte e nevojshme mbështetja e një grupi deputetësh të PS-së (për të arritur kuorumin prej 84 deputetësh), kurse në rastet e tjera zgjedhja ishte formalitet./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë, Poloni, ku do të ...
Kanë nisur homazhet në nder të Dëshmorëve të Kombit.Emra të ...
Presidenti Ilir Meta, ka përkujtuar Dëshmorët e Kombit. Përm...
Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, shprehet se nuk ...
Kandidati i vetëshpallur për president, Sazan Guri, po bën x...
Sipas MeteoAlb pjesa e më madhe e vendit tonë do të jetë në ...
Turqia sivjet dëshiron t’i rrisë të ardhurat që vijnë nga tu...
Kryeministri Edi Rama, ka përkutjuar sot, në Ditën e Dëshmor...
Dy tërmete kanë goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e sotme...
Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkr...
Floriana Garo para zgjedhjeve të fundit parlamentare ishte z...
Deputetit të PD Kasem Mahmutaj dhe vëllait të tij Gazment Ma...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka folur sot ...
Bashkia Memaliaj, në nderim të kujtimit të Dëshmorëve të Pol...
Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për fëmijët e Rin...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, ...
Ka nisur mbledhja e Konferencës së parë të Kryetarëve, ku do...
Media gjermane ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh për bandat k...
Banorët e Rinasit vijojnë sot ditën e tretë të protestës, ku...
Media prestigjioze gjermane ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...