web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memelli: Kam bindjen se Skënderbeu qëndron në Superiore

5 Maj 2021, 14:07, Sport CNA

Skënderbeu është duke bërë kthesën dhe tashmë është më pranë qëndrimit në Superiore, megjithatë lufta është e ashpër teksa nga fundi i kampionatit kanë mbetur vetëm pesë ndeshje. Trajneri i korçarëve, Migen Memelli për Top Channel shprehet i bindur se ekipi i tij do të qëndrojë në elitë, ndërsa shton se më parë ekipi korçar nuk kishte besim.

?Punuam nga ana psikologjike, për t?i bindur që gjërat do përmirësohen. Skuadra nuk kishte besim dhe pësonim gola, por sot e dinë që nëse bëjnë më të mirën dhe na dëgjonë ne, rezultatet vijnë?.

Ndeshja kundër Skënderbeut? ?Ne i vejmë pozitat tona si të barabarta, respektojmë kundërshtarët por edhe veten. Është kundër një rivali të fortë, por ne kemi objektivat tona për t?u larguar nga zona e ftohtë. Kam bindjen se Skënderbeu do të qëndrojë, pastaj finalja e Kupës nëse do arrijmë qëndrimin, atëherë lojtarët do të jenë të qetë nga ana psikologjike dhe do luajnë me bindjen për ta fituar?, u shpreh Memelli.





Lajmet e fundit nga