web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muçi shijon titullin kampion si titullar te Legia e Varshavës

1 Maj 2021, 14:33, Sport CNA

Skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi u shpall kampione e kampionatit në Poloni javën e kaluar. Ditën e sotme, në prag të sfidës ndaj Vislës, lojtarët miq duartrokitën skuadrën e Legias në shenjë respekti për fitimin e kampionatit, ku në rreshtin e lojtarëve ishte dhe Muçi i cili e nisi si titullar sfidën e sotme.

Në pamje shihet surpriza e bukur e rezervuar për skuadrën e 20 vjeçarit i cili është ne vitin e parë tek skuadra polake. Dhe pse minutat në këmbët e tij kanë qenë të pakta, Ernest Muçi ka arritur t?i impresionojë drejtuesit me paraqitjet e tij duke marrë dhe vlerësimin e trajnerit të ekipit, i cili nuk i kursyer elozhet duke e cilësuar Muçin si Mesin e kampionatit.





Lajmet e fundit nga