web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbje të shumta prej pandemisë, klubi i njohur francez pranë falimentimit

22 Prill 2021, 18:14, Sport CNA

Girondins de Bordeaux, skuadra e njohur në Francë është në prag të falimentimit. Humbjet e shumta financiare prej pandemisë ka bërë që investitori kryesor ?King Street? të deklarojë largimin nga Bordeaux madje ka firmosur edhe letrat që klubi të kalojë në dorë të gjykatës tregtare të Bordeaux.

?King Street? ka invenstuar rreth 46 milionë euro që nga koha që ka marrë në drejtim skuadrën, ndërsa humbjet gjatë këtyre dy viteve kapin shifrat e rreth 60 milionë euro. Një situatë kritike për një nga ekipet më të njohur në Francë që tashmë është në prag falimenti nëse nuk merret pronësi të ndonjë investitori të ri. Në këtë klub në të kaluarën kanë luajtur emra të njohur të futbollit si Zidane apo edhe Lizarazu.





Lajmet e fundit nga