web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tension në Kategorinë e Dytë/ Plas sherri mes lojtarëve

8 Mars 2021, 12:09, Sport CNA

Naftëtari fiton në frymën e fundit ndaj Albpetrolit falë golit të Kovaçit, në një ndeshje ku pati jo pak tension dhe ekipet u detyruan të luanin me nga 10 lojtarë për afro 60 minuta.

Minuta e 33-të regjistron një incident të pakëndshëm, ku protagonist është futbollisti mik, Balla. Fillimisht ai ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe më pas me lojën e ndalur, godet futbollistin kuçovar, Ardian Gega.

Mirëpo, kartoni i kuq nuk u dha vetëm për Ballën, por çuditërisht edhe për Gegën. Një i kuq që u diskutua gjatë nga kuçovarët, të cilët protestuan fuqishëm. Pavarësisht konsultimeve me vëzhguesin Guçe, kryesori nga Vlora, Çela, dukej i vendosur në vendimin e tij.





Lajmet e fundit nga