web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përballja ndaj Teutës, Ilir Daja: Nuk më ka qëlluar kurrë gjatë karrierës që në start të kem…

8 Dhjetor 2020, 11:30, Sport CNA

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore, që do të zhvillohet në ?Elbasan Arena?. Në prononcimin e tij tekniku kryeqytetas u shpreh se nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion, teksa gjasat janë të mëdha që t?i besojë titullarëe të derbit.

Daja vlerësoi maksimalisht skuadrën durrsake, ndërkohë që shpjegoi edhe faktin se pse Partizani ka një nisje të avashtë të ndeshjeve.

Çfarë do të ndryshojë skuadra në ndeshjen ndaj Teutës?

Unë mendoj që nuk do të ndryshojmë shumë, pavarësisht se e kemi të nevojshme të bëjmë edhe rrotacion, por për disa elementë të cilët unë nuk dua t?i zbuloj përpara ndeshjes. Rrotacioni do të jetë i limituar, ose mund ta nisim me atë formacion të cilën e nisëm në derbi. Kemi dhe një seancë sot pasdite për ta vendosur me stafin. Ajo që duhet të ndryshojë është manovra në fazën e sulmit. Jo për sa i përket vetëm sulmuesve, por të gjithë ekipit në aksionet ndërtuese.

Çfarë ndeshje prisni ndaj Teutës?

Është një ndeshje që besoj do të zgjidhet nga episodet, për vetë faktin se Teuta nuk ka asnjë humbje deri tani. Ne kemi shumë ndeshje që nuk pësojmë, do të thotë që të dy ekipet në fazën e mbrojtjes, nga mënyra sesi luajnë me tranzicione dhe presing sipër, besoj që do të jetë një ndeshje shumë e luftuar. Do të jetë akoma më e luftuar në 1/3 e mesit të fushës, në nivel paragjykimi gjithmonë. Do të ketë vështirësi shumë të madhe për të dyja ekipet në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Besoj se  ndeshja mund të zgjidhet edhe me episodet, nisur edhe nga fakti që u bënë disa ndeshje radhazi që ekipet luajnë çdo 3-4 ditë. Në javën e kaluar u pa numri i pakët i shënimit të golave. Kondicioni nuk është ai i startit të kampionatit.

Do të preferonit të merrnit një fitore pa një futboll të bukur?

Në momentin që jemi, më e rëndësishme është marrja e 3 pikëve. Kur merret edhe me lojë të bukur, ke më shumë besim për vazhdimësinë. Lojërat e mira e çojnë ekipin drejt marrjes së pikëve. Nesër duke qenë një ndeshje e vështirë, do të thoja që 3 pikët janë gjëja kryesore për të cilën do të futemi në fushë në këtë ndeshje të vështirë ndaj Teutës.

Në sezonin e shkuar Partizani nuk ka fituar asnjë nga 4 përballjet e shkuara ndaj Teutës?

Unë jam këtu për të thënë çfarë bëjmë ne me Partizanin. Objektivat i prezanton vetë klubi i Teutës. Kanë të drejtën të kenë objektiva maksimale. Sezonin e kaluar fituan Kupën e Shqipërisë dhe e kanë ruajtur kontingjentin e lojtarëve. Pavarësisht se nuk kanë shkuar shumë te fitorja, janë një ekip shumë i vështirë, për t?u mundur. E kanë 0 kolonën e humbjeve. Objektivi i Partizanit është të rritet nga ndeshja në ndeshje. Që në fund të kampionat të pozicionohemi sa më mirë.

A do të ketë ndryshime në formacion në krahasim me derbin?

Pak kohë ka për të përgatitur ndeshjen në detaje. Rrotacioni nganjëherë bëhet për të motivuar një pjesë lojtarësh që nuk kanë luajtur. Duke menduar Teutën se ku ka pikat e forta, do të na duhet të jemi të kujdesshëm dhe do të vendosim sot, nëse do të startojmë me formacionin e derbit, apo do të kemi ndryshime në formacion.

Luhet në ?Elbasan Arena? ku Partizani tregoi futboll të bukur kundër Skënderbeut. Mendoni se fusha do ju favorizojë juve apo Teutën?

Fusha në Elbasan favorizon ekipin më të mirë. Nëse shprehesh mirë nuk ndikon negativisht, por është një suport i veprimit të ekipit që e komandon lojën. Shpresoj të bëjmë ne nesër më të mirën. Në 6 ndeshje Partizani ka luajtur 4 në transfertë dhe 2 po themi në shtëpi, sepse Elbasani tashmë është bërë stadiumi që ne presim ekipet kundërshtare. Prandaj merr rëndësi 3 pikëshi me Teutën. Sepse pas Vllaznisë më pas kemi 70% të ndeshjeve në shtëpi.

Pse Partizani ka një nisje të avashtë?

Unë nuk do të thoja që është nisje e avashtë. Intesiteti i ndeshjeve dhe pamundësia për t?a studiuar kundërshtarin në detaj jep një tjetër drejtim në fillimin e ndeshjes. Duhet të jemi të kujdesshëm për të lexuar manovrën e kundërshtarit. Nëse llogarisim seancat që mund të punojmë me ekipin janë vetëm 2, nuk mund t?i kapësh gjërat në detaj. Nisja e ?avashtë? është për ta lexuar kundërshtarin. Kush janë pikat e forta dhe jo të forta të tij.

Je i kënaqur me punën që po bën Bardhin? Mund të ketë më shumë minuta për Asanin?

Nëse kemi ecuri pozitive, e gjithë merita është e lojtarëve. Kanë sakrifikuar duke u s?postuar dhe në pozicione jo natyre. Duke pasur vetëm 4 mbrojtësa dhe ekipi nuk ka pësuar, do të thotë që faza e mbrojtjes ka funksionuar mjaft mirë, kjo për meritë të të gjithëve, duke përmendur këtu edhe mesfushën dhe sulmin. E gjithë merita është e çunave.

Bardhi do kohën e vetë të stabilizohet në atë pozicion. Po themi që po e bën mirë. Asani nga potenciali individual është nga më të mirët e ekipit bashkë me Melon, por dëmtimi e  bëri të pamundur që të ishte pjesë e formacionit. Në momentin që do të vijë në gjendjen më të mirë, do të na duhet patjetër.  Nuk më ka qëlluar asnjëherë gjatë karrierës që në start të kem vetëm 4 mbrojtësa në dispozicion.





Lajmet e fundit nga