web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Broja vazhdon shkëlqimin në Holandë, shënon sërish për Vitesen

29 Nëntor 2020, 13:44, Sport CNA

Makthi i kaluar me Gronigenin i lihet së shkuarës, atje ku Armando Broja ka gabuar me portën e boshatisur. Një mundësi e shpërdoruar që mbeti gjatë në mendjen e sulmuesit shqiptar pasi në këtë mënyrë i hoqi fitoren Viteshes.

Megjithatë në përballjen e sotme ku u fitua në shifrat 2-0 kundër Sittard, lojtari i Kombëtares u rikthye te gjetja e rrjetës.

Në minutën e 84 të takimit pas një krosimi nga goditja e dënimit Broja e ka dërguar bukur topin në rrjetë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar.

Të gjithë futbollistët e Viteshes kanë shkuar për ta përfaquar sulmuesin shqiptar duke ditur historinë me Gronigenin, teksa mbi të gjitha është edhe një lehtësim psikologjik për sulmuesin

Broja 2-0 pic.twitter.com/ImlVPtuXQW

— NielsDigital (@nielsdigitl) November 29, 2020





Lajmet e fundit nga