web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ramos me "dhimbje koke", pa liderin e ekipit në “San Siro”

19 Nëntor 2020, 19:58, Sport CNA

Sergio Ramos pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë në sfidën që Spanja fitoi 6-0 kundër Gjermanisë ditën e martë, sukses që ndikoi që kombëtarja iberike të arrinte vendin e parë në grupin 4 të Ligës A në Nations League.

Kapiteni u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë prej problemeve në kofshë, teksa kontrollet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në dy takimet e radhës të Real Madrid: atë kundër Villareal në kampionat (21 nëntor) dhe duelin e Champions ndaj Interi në ?San Siro? (25 nëntor).

Një mungesë e rëndësishme në prapavijë për trajnerin Zidane, i cili i gëzohet rikthimeve të Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao, tre lojtarët e infektuar me Covid-19, të cilët rezultuan negativë në testet e kryera ditën e djeshme.





Lajmet e fundit nga