Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Mundja e Crvena Zvezdës bëhet çështje kombëtare në Shqipëri. Stafi i Tiranës është duke punuar ethshëm për të gjetur pikat e dobëta. Veç punës së stafit teknik të skuadrës dhe analizës së Egbosë, Xhafës, Janit e Osmanit, në lojë është futur edhe artileria e rëndë, duke e kthyer zbërthimin e lojës së Crvena Zvezdës në çështje kombëtare. Në ndihmë Tiranës i ka ardhur Federata Shqiptare e Futbollit.
Ka qenë posaçërisht Alariko Rosi, drejtori i statistikave dhe videoanalizës në FSHF dhe videoanalisti i Kombëtares ai që po punon mbi takimet e Crvena Zvezdës në kampionat dhe Europë. Ky i fundit të gjitha të dhënat ia kalon stafit të Tiranës që më pas i analizon me lojtarët në detaj. Nuk është vetëm Rosi ai që po punon me kundërshtarët.
Dy miq të Kosta Janit, trajnerit të përgatitjes fizike, kanë ndihmuar më parë Tiranën dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë ta ndihmojnë skuadrën bardheblu. Bëhet fjalë për Dimitris Xourisin dhe Nikos Tsatalisin. Këta të fundit kanë analizuar me kujdes ekipin e Tbilisit dhe po vazhdojnë ta bëjnë edhe me Crvena Zvezdën. Shkurt, analiza e kundërshtarit të Tiranës është kthyer në një çështje për bardheblutë.
Prej ditës së grumbullimit, skuadra është duke punuar në çdo detaj. Ajo ka parë çdo të veçantë të kundërshtarit, madje lojtarëve të caktuar po u jepet udhëzim se si duhet të mbulojnë dhe sulmojnë. Trajnerët kanë vënë në zbatim çdo mjet të mundshëm për të qartësuar nga ana taktike lojtarët. Kujtojmë se Tirana në takimin e fundit me Tbilisin kishte analizuar në detaj kundërshtarin.
Duke pasur në formacion tre 19-vjeçarë, stafit të Tiranës i është dashur shumë punë që t?i qartësojë taktikisht. Një rast është Muçi, i cili ka punuar shumë për të bërë gjëra të mëdha në fushën e lojës. Gjithsesi, duke lënë fjalët, Tirana është munduar që çdo lëvizje ta ketë në dorë. Skuadra bardheblu dhe trajneri Emanuel Egbo shpreson shumë te një rezultat i madh në sfidën me Crvenën. Edhe nëse nuk ia del, Tirana do të luftojë për të kaluar raundin e tretë të Europa League. Bardheblutë kanë si qëllim kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Vështirësohet akoma edhe më shumë situata për Skënderbeun dh...
Braziliani Neymar nuk i ka mbajtur lotët mbrëmjen e sotme.Gj...
Suksesi madhështor i Bajernit në Ligën e Kampioneve shënon n...
Një parisien i “vret” ëndrrën sheikëve të PSG-së! Bajern Myn...
Një episode i diskutueshëm u regjistrua në fundit e pjesës s...
Emocionet e finales së Ligës së Kampioneve kanë mbërthyer fo...
Barcelona është tronditur nga një lajm i minutave të fundit....
Pas dy ditësh Tirana do të luajë ndeshjen më të rëndësishme ...
Sot, me 23 gusht sot, behen plot 10 vite nga ndarja shume e ...
Milan Zivadinovic është shprehur se futbollistët e Tiranës d...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
Lionel Mesi ka pushtuar faqet e para të gazetave sportive në...
I riu tiranas, Jurgen Çelhaka, ende nuk ka mbushur të 20-tat...
Finalja e madhe e mbrëmjes së sotme pritet që të përfundojë ...
Interi ka arsye të bëjë tifo për PSG-në sot në finalen e Cha...
Marsel Ismajlgeci është mbreti i shpejtësisë te Tirana. Futb...
Zlatan Ibrahimoviç në pritje të rinovimit me Milanin, po shi...
Vllaznia është duke punuar në merkato. Shkodranët kanë zyrta...
Një lajm jo i mirë për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo ...
Mërgim Mavraj njofton largimin nga kombëtarja e Shqipërisë. ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...