web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Dy futbollistët e PSG-së në siklet, trajneri Tuchel grindet me pjesëtarin e ekipit gjerman

19 Gusht 2020, 16:11, Sport CNA

Dy lojtarët e PSG-së, Kehrer dhe Choupo-Moting ishin duke biseduar pas gjysmëfinales së djeshme me trajnerin e stafit atletik të Leipzig, Daniel Behlau. Ky i fundit është konsideruar si një sozi e Lewandowskit për pamjen e jashtme, ndërsa së bashku me dy futbollistët aktualë të ekipit francez kanë punuar kur ishin pjesë e Shalkes.

Komunikimin e tyre e ndërpret një moment i sikletshëm kur trajneri Tuchel ka shfryrë gjithë nervat. Duke drejtuar edhe shkopin që e ndihmon për të ecur, tekniku i PSG kërkoi të sqaronte një çështje me Behlau e cila mbetet ende enigmë saktësisht, por përflitet se pjestari i ekipit gjerman ka ofenduar një lojtar të PSG-së gjatë ndeshjes dhe kjo e acaroi Tuchel që u shpreh: ?Ky ishte një duel mes meje dhe Nagelsman, derisa një person i tretë ka ndërhyrë. Nuk më pëlqeu kjo?.





Lajmet e fundit nga