web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Gol në debutim, Albi Doka dhuron spektakël në ndeshjen e parë të kampionatit

14 Gusht 2020, 20:38, Sport CNA

Debutim ëndrrash për ish-futbollistin e Tiranës, Albi Doka. Shqiptari ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së Goricës në kampionatin kroat, në triumfin 1-5 ndaj Varazdin.

Doka e nisi ndeshjen nga stoli duke u hedhur në fushë në minutën e 83-të, vetëm 6 minuta i ka mjaftuar për të tundur rrjetën duke shënuar golin e sigurisë. Në momentin e futjes së mbrojtësit Gorica ishte duke fituar 1-2.

I ndihmuar nga devijimi i mbrojtësit shqiptari ka përshëndetur rrjetën me një diagonale të bukur, duke u shndërruar në protagonist.





Lajmet e fundit nga