web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ 3 klube prestigjioze greke dhe Dinamo Zagreb hidhen në sulm për talentin e Tiranës

26 Qershor 2020, 14:48, Sport CNA

Futbollisti i Tiranës Ernest Muçi ka ngjallur interesin e disa klubeve ballkanike me emër.

Media greke ?Sport-fm.gr? duke u bazuar te media kroate ?tportal.hr? raporton se Olimipiakos, AEK-u i Athinës, Panathinaikos, por dhe kampionët e Kroacisë Dinamo Zagreb po ndjekin prej kohësh sulmuesin 19-vjeçar bardheblu.

Talenti i Tiranës ka realizuar me skuadrën e parë 8 gola në 19 takime (kampionat dhe kupë). Ai arriti kulmin në derbin e fituar 5-1 ndaj Partizanit, ku hyri në fushë si zëvendësues dhe realizoi dopietë. Tirana po punon ta transferojë jashtë sulmuesin e ri, por është në pritje të një oferte serioze nga klubet e huaja.





Lajmet e fundit nga