web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjafton Arapi, Teuta mposht Vllazninë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

24 Qershor 2020, 16:30, Sport CNA

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Një triumf i merituar ky për skuadrën e Edi Martinit e cila e dominoi totalisht këtë përballje.

Kapiteni Renato Arapi ishte autori i golit në minutën e 76-të për skuadrën durrsake, ndërkohë që në pjesën e parë Kallaku humbi një 11-mëtërsh.

Kujtojmë që rezultati i sfidës së parë u mbyll në barazim 2-2. Për sa i përket gjysmëfinaleve, ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 1 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 korrik.





Lajmet e fundit nga