web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problemet e Juventusit, Sarrit i propozojnë lojtarin shqiptar në Itali: Na i mori Panuçi…

22 Qershor 2020, 15:49, Sport CNA

Duke parë krizën e golit me të cilën po përballet, ?Gazzetta dello Sport?, me anë të një analize, ka dashur që t?i japë një këshillë trajnerit Sarri për t?u besuar dy sulmuesve të Juves U-23, Marko Olivieri e Xhakomo Vrioni, shkruan “CNA.al”.

Për shqiptarin 22-vjeçar shkruan: ?Vrioni, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, duhet të ishte një nga lojtarët e Shpresave të Italisë, përpara sesa Panuçi ta bindte të zgjidhte Shqipërinë, ndonëse me kombëtaret ?axurre? të moshave më të vogla numëron disa prezenca.

Madje, në ndeshjen e parë me Shpresat kuqezi u shënoi pikërisht italianëve. Juventusi e bleu në janar nga Sampdoria dhe i ka dhuruar disa minuta me U-23. Sigurisht, Vrioni nuk është ende gati për Serinë A, por disa minuta mund t?i jepen, qoftë vetëm për të bërë debutimin me ekipin e parë?.CNA.al





Lajmet e fundit nga