web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kontradiktat me Ermalin, operacionet plastike dhe “arratisja” në Amerikë/ Zbërthehet Kejvina Kthella

3 Maj 2020, 15:41, Lifestyle CNA

Ish-velina e Xing-ut, Kejvina Kthella ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej gati dy muajsh.

Në një intervistë të zhvilluar në ?Instagram?, me doktorin e VIPave, Skerdi Faria, ajo ka treguar dhe se çfarë fshihet pas largimit misterioz. ?Në fakt, erdha këtu se po bëja një kurs aktrimi dhe pastaj ngela këtej. Zgjat tetë javë dhe është intensiv. Çdo ditë nisim në orën 9:00 dhe mbarojmë në orën 18:00?, është shprehur Kejvina Kthella. Ajo zbuloi se në SHBA ka shkuar edhe për të mësuar anglisht, pasi nuk di anglisht.

Duke folur dhe për rolet në filmat e Ermal Mamaqit, ajo zbuloi edhe disa kontradikta siç ishte rasti kur e kishte paralajmëruar për pushim nga puna, pasi kishte shumë vonesa në punë.

?Mua Ermali s?më mori tek filmi ?I love Tropoja?, prandaj erdha këtu, të bëhem aktore e mirë??

Në lidhje origjinën Kejvina sqaroi se: ?Unë jam nga një fshat i Lezhës dhe nuk kam turp ta pranoj origjinën time. E ngaqë vij nga fshati, e kisha pak të vështirë me gjuhën, duke qenë se më vonë kam jetuar në Itali?.

Kejvina u shpreh gjithashtu se është pro operacioneve plastike. Ajo pranoi se ka kryer ndërhyrje, por ka preferuar të mos japë më shumë detaje. Mirëpo, pak kohë më parë, e ftuar në emisionin ?Mos i fol shoferit?, ajo la të kuptohej se ka bërë ndërhyrje në gjoks, shkruan Panorma plus.

Kujtojmë që Kejvina është përfolur dhe për një lidhje me reperin Seven Saraqi.  Kejvina së bashku me Taynën ishin në eventin e organizuar për 50 Cent në ?Ëalk of Fame?, ku shoqëroheshin nga reperi shqiptar Seven Saraqi. Pas publikimit nga ana e reperit e disa pamjeve në krah të Kejvinës, ku shfaqeshin shumë intimë lindën dyshimet se ishin në një lidhje.

Thashethemet u ndezën edhe më shumë, pasi Seven, për arsye që s?dihen, e fshiu videon ku shfaqej i afërt e duke shijuar momente të bukura me Kejvinën. Por ish-velina i hodhi poshtë dyshimet, duke thënë se mes tyre kishte thjesht shoqëri dhe asgjë më tepër. E nuk vonoi shumë dhe në skenën e thashethemeve u shfaq vetë dhe me dëshirë të plotë, Getinjo, vëllai i Mozzik. Ndërkohë që Kejvina ndodhet në SHBA, ajo nuk ka reshtur me postime fotosh seksi në ?Instagram?-in e saj.

Në një prej tyre shfaqej e veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse, si rrallëherë pa dekolte, tek e cila komentonte reperi Getinjo: ?Rifreskim i Merilyn Monroe?, shkruante reperi në foton e saj, ndërsa Kejvina iu përgjigj me disa emoji të qeshurash. Ky komunikim publik virtual u ra në sy komentuesve, të cilët mendojnë se mes tyre ka nisur një histori dhe kjo ishte arsyeja pse reperi tjetër, Seven Saraqi, i fshiu videot me Kejvinën.





Lajmet e fundit nga