web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marsida Xhaferllari në Gjykatën Kushtetuese/ Meta zbulon kur e firmosi dekretin

13 Nëntor 2019, 19:36, Politikë CNA

Reagimet e forta lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese e ka detyruar presidentin Ilir Meta të dalë në një konferencë shtypi, nga selia e presidencës.

Në nisje të saj Presidenti ka pohuar qëllimin e daljes para mediave, duke theksuar se do të jap argumentat e veta që kanë inicuar firmosjen e dekretit emërues të Marsida Xhaferllarit, një kandidaturë kjo e kontestuar dhe që ishte listuar e treta në numrin e kandidaturave pretendente për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu Presidenti ka zbuluar se firmosjen e dekretit emërues të Xhafellarit e ka kryer sapo ka mbritur në Shqipëri nga Franca, ku pati një vizitë pune.

?Firmosa dekretin për Xhafellarin sapo u ktheva nga Parisi. Nuk desha të humbisja më tepër kohë?, është shprehur Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga