web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhvatësit e Kuvendit/ Deputeti me tre apartamente, deklarohet i pastrehë

2 Korrik 2019, 11:27, Aktualitet CNA

Miliarda lekë nga taksat e qytetarëve shkojnë në xhepat e politikanëve, bëjnë apo s’bëjnë punë këta të fundit.

Parlamenti është shembulli më i mirë që tregon, se si zhvaten taksat e qytetarëve, nga deputetë që nuk i njeh njeri dhe nuk u është dëgjuar zëri në Kuvend.

Ndërkohë ata veç pagës , kanë edhe përfitime të tjera si pagesa për udhëtime, shpenzime telefoni dhe jo vetëm.

Në këtë kategori bën pjesë edhe deputeti i PS për Qarkun e Fierit, Ismet Beqiraj.

Sipas saj që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, rezulton se deputeti Ismet Beqiraj  është ndaluar dy herë nga Policia, për shkelje të ndryshme ligjore.

Në formularin e dekriminalizimit, ai ka shënuar se me 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme ai është ndaluar për 24 orë nga policia e Ballshit dhe i është bërë verifikim në tre qytete, Ballsh, Fier dhe Tiranë. Por, sipas tij procedimi nuk ka filluar.

Ndërsa, më herët në shkurt 1997 sërish policia e Ballshit e ka shoqëruar Ismet Beqirajn për verifikim dhe sërish ai thotë se procedimi nuk ka nisur.

Këto mund të përmenden në CV-në e tij, pasi në Kuvend nuk është se ka ndonjë gjurmë si deputet, përveçse gjurmët kur merr përfitimet financiare.

Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë që CNA.al ka marrë tek ILDKPKI, deputeti socialist Ismet Beqiraj, rezulton se  ka përfituar një apartament banimi në Ballsh, që kushton  1 850 787 lekë. Për këtë apartament ai thotë se ka marrë kredi sociale me zero interes nga Enti Kombëtar i Banesave.

Gjithashtu Beqiraj  deklaron edhe një apartament tjetër banimi në bashkëpronësi me vëllain, në Durrës si dhe një apartament banimi me sipërfaqe 91 m2, në Tiranë, me vlerë 31 100 USD.

Ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, deputeti socialist deklaron se ka marrë nga vëllai dhuratë 22 000 USD dhe pasi ka shtuar 6 100 USD të tjerë, ka paguar apartamentin në Tiranë.

Më tej ai ka deklaruar se është pronar me 50 % i një apartamenti banimi në bashkëpronësi me vëllain, me sip. 53.1 m2 në Durrës.

Më poshtë gjeni të detajuar pasurinë e deklaruar nga deputeti socialist Ismet Beqiraj.

Viti 2003

Ap. banimi me sip. 112.97 m2 në Ballsh, përfituar sipas kontratës së shitjes me kusht nga Enti i Banesave, Fier, dt. 18.06.2001, vlera 1 850 000 lekë.

Pronar me 50 % i një ap. banimi me sip. 53.1 m2 në Durrës, blerë me kursime personale dhe nga aktiviteti i shoqërisë së ndërtimit “Rrufeja” në pronësi të vëllait të deklaruesit, vlera 1 200 000 lekë.

Detyrime financiare ndaj Entit të Banesave, Fier, 1 198 000 lekë. Detyrimi ka lindur pasi ka marrë zgjerim banese 3+1 në vend të banesës 1+1 që është lënë në favor të Entit të Banesave. Pas zbritjes së vlerës së banesës 1+1 nga vlera e banesës 3+1 pjesa e mbetur është kredituar nga Enti i Banesave, Fier.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura personale, 100 000 lekë.

Bono, nga vlerësimi i pasurisë kombëtare, 25 000 lekë.

Të ardhura nga puna në Inspektoriatin Shtetëror të Kontrollit të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve – Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, 1 032 000 lekë bruto.

Bashkëshortja, Znj. Nadire Beqiri, të ardhura nga sigurimet shoqërore, (leje lindje) në kohën që ishte e punësuar në ISHKNG – MIE, 250 000 lekë.Viti 2004

Të ardhura nga puna në ARMO, Fier, 680 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Nadire Beqiri, të ardhura nga puna në Inspektoriatin Shtetëror të Kontrollit të Naftës Gazit dhe Nënprodukteve – Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, 520 000 lekë.

Ap. banimi me sip. 112.97 m2 që nga viti 18.06.2001, vlera 1 850 000 lekë.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten), i një ap. banimi 53.1 m2 nga viti 16.0.2001, vlera 1 200 000 lekë.

Bono thesari nga viti 03.01.1995, vlera 25 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, 106 141 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, 450 000 lekë.

Detyrime financiare ndaj Entit të Banesave, Fier, 1 198 968 lekë, norma e interesit 0 %, afati 10 vjet. Detyrimi i shlyer 168 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer 1 030 968 lekë.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 112.97 m2, dubleks kati III dhe IV, vendndodhja Ballsh. Ap. është përfituar me vendim dt. 20.09.1995 të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Ballsh dhe “Kontratës së shitjes me kusht” nga Enti i Banesave, Fier, noterizuar më 18.06.2001. Vlera e ap. ndërtuar me fonde shtetërore është 1 850 787 lekë nga e cila është zbritur vlera e ap. që ka poseduar deklaruesi nga privatizimi i banesave para vitit 1990 prej 697 567 lekë, banesë që i është dorëzuar Entit të Banesave, Fier. Kontrata e shitjes së ap. nga Enti i Banesave, Fier lidhur me vlerën 1 198 968 lekë është bërë në zbatim të VKM-së nr. 90, dt. 25.03.1999 dhe VKM-së nr. 429, dt. 04.08.2000. Të ardhurat janë siguruar nga kredia e marrë nga EKB-ja me afat 10 vjet dhe normë interesi 0 %, kredi e shlyer plotësisht me të ardhura familjare dhe personale ndër vite.

Ap. banimi me sip. 91.5 m2 në Tiranë blerë nga shoqëria ‘I Ferra’ sh.p.k, më dt. 11.10.2001 me 6 100 dollarë të ardhura familjare dhe nga puna në vite dhe 22 000 dollarë dhuruar nga vëllai që ka një aktivitet privat, firmë ndërtimi. Vlera e ap. vlera 31 000 dollarë. Kontrata e shitjes është likuiduar në shumën 28 100 dollarë. Pjesa prej 3 000 dollarë do të likuidohet në momentin e hipotekimit të apartamentit.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 150 094 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 70 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 61.91 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje pajisjesh shtëpiake në shumën 250 000 lekë, marrë më 22.01.2014 me afat 5 vjet, normë aktuale interesi 19.19 % dhe normë efektive interesi 22.16 %, kësti mujor 6 521 lekë. Detyrimi i mbetur pashlyer, 96 164.70 lekë.

Detyrim i mbetur ndaj shoqërisë ‘I Ferra’ sh.p.k në shumën 3 000 dollarë në bazë të kontratës së sipërmarrjes dt. 11.10.2001 për blerje ap me sip. 91.5 m2 në Tiranë, detyrim që do të likuidohet në momentin e hipotekimit të ap.

Bashkëshortja, Znj. Nadire Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 42 628 lekë.

Vajza. Znj. Erinda Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 30.54 lekë.

Vajza. Znj. Erinda Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, 230 lekë.

Vajza, Znj. Ervisa Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, – 49 609.68 lekë.

Vajza, Znj. Ervisa Beqiraj, overdraft në vlerën 120 000 lekë, filluar në korrik 2017 me afat 12 muaj. Detyrimi i mbetur pashlyer, 49 609.46 lekë.

Vajza, Znj. Ina Beqiraj, gjendja e llogarisë bankare deri më 09.09.2017, të ardhura nga pagat, – 42 875 lekë.

Vajza, Znj. Ina Beqiraj, overdraft në vlerë 55 000 lekë dt. fillimi mars 2016 – 25.02.2020. Detyrimi i mbetur pashlyer, 55 000 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si pedagog në ILA publik, pranë Departamentit të Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universitetin e Tiranës ku përfshihen të ardhurat nga: paga mujore, orët e mësimdhënies shtesë, udhëheqja e doktoraturave, pjesëmarrja si oponent në komisionet e mbrojtjes së disertacioneve dhe angazhimi si bashkëpunëtor pranë AKAFPK, Tiranë për hartimin e kurikulave  të arsimit profesional në Shqipëri deri më 09.09.2017, 1 043 882 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Nadire Beqiraj, të ardhura si specialiste Azhornuese pranë Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, (01.01.2017 – 09.09.2017.), 482 650 lekë.

Vajza. Znj. Erinda Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm dhe Kujdesit Shëndetësor, (01.01.2017 – 09.09.2017.), 246 369 lekë.

Vajza, Znj. Ervisa Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste në Departamentin e Financës në Credins Bank, (01.01.2017 – 09.09.2017.), 347 123.46 lekë.

Vajza, Znj. Ina Beqiraj, të ardhura nga paga si specialiste Sistemesh në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, (01.01.2017 – 09.09.2017.), 220 098 lekë.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Te ardhura nga paga dhe përfitime të tjera ligjore që rrjedhin nga “Statusi i Deputetit”. Nga deklarimi i mëparshëm me 09.09.2017 deri me 31 12.2017,.

Paga vjetore neto, 436,556 lekë. Honorare nga mbledhjet e komisioneve, neto, 25.500 lekë. Dieta brenda vendi, akomodim, neto, I 12, 875 lekë.

Shuma e të ardhurave neto të krijuara, në lekë nga 09.09.2017 deri me 31.12.2017:  574,931 lekë.

Llogari bankare, me gjendje në: datë 31.12.2017: – 55,140.20 lekë. Burimi i krijimit: të ardhura nga pagat,- 55,140.20 lekë.

Llogari bankare, 61 91 lekë.

Llogari bankare: 42,000.00 lekë. Burimi i krijimit: kontribut personal nga pagat

Kredi Bankare kundrejt qëllimit detyrimit financiar, për nevoja tregtare (blerje pajisjesh shtëpiake). Shuma totale 250,000 lekë

Data e disbursimit 22 Janar 2014 dhe data e maturimit mbarimit 22 Janar 2019. Nr. kontratës. Normë aktuale interesi 19.19%, dhe me normë efektive e interesit 22.16%. Principiali në fillim të kredisë 3,456.35 lekë dhe në përfundim të kredise 6,388.94 leke. Kohëzgjatja e Kredise 5 vjet (deri me 22.1.2019). Kësti mujor: 6,521.44 lekë. Gjendja e kredisë me date 31.12.2017 është në shumën 75,854.41 lekë.

Detyrim i mbetur ndaj shoqërisë mbetet ai i deklarimit të mëparshëm, në shumën 3000 USD, në bazë të kontratës së sipërmarrjes të datës 11.10.2001, për blerje  apartamenti banimi me sipërfaqje 91.5 m2: Detyrimi do të likuidohet në momentin e hipotekimit të apartamentit.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga nga 09 shtatori 2017 ? 31 dhjetor 2017 si Specialiste Azhornuese pranë Ujesjëllës Kanalizime dega Tiranës në shumën 154,392 lekë.

Vajza, të ardhura nga paga 09 shtatori 2017,  31 dhjetor 2017 si Financiare pranë TRAJF, me të ardhura në shumën 180,000 lekë.

Vajza tjetër, të ardhura nga paga 09 shtatori 2017 ? 31 dhjetor 2017 si specialiste në Departamentin e Financës,  228,107.4  lekë.Vajza tjetër, të ardhura nga Drejtoria e Postës, 223, 773 04 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera ligjore që rrjedhin nga ?Statusi i Deputetit”. Nga deklarimi i mëparshëm me 01.01.2018 deri me 31.12.2018.

Pagë vjetore neto, 1,393,993 lekë. Honorare nga mbledhjet e komisioneve, neto,139,400 lekë. Shpenzime karburanti, 440,000 lekë. Mbulim shpenzime Telefoni, 204,000 lekë. Dieta brenda vendit, akomodim, neto,413,875 lekë.

Shuma e të ardhurave neto të krijuara, nga 01.01.2018 deri më 31.12.2018, 2,591,268 lekë.

Llogari bankare pranë me gjendje kreditore me datë 31.12.2018: Të ardhura nga Paga si Deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë: 2,591,268 lekë. Të ardhura nga orët mësimore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, UT 151,292 lekë.

Llogari bankare me datë, 31.12.2018: 20, kontribut personal nga pagat me gjendje 20,000 lekë.

Kredi Bankare, për nevoja tregëtare (blerje pajisjesh shtëpiake). Shuma totale 250,000 lekë. Data e disbursimit 22 Janar 2014 dhe data e maturimit (mbarimit te detyrimit) 22 Janar 2019. Me normë interesi 19.19%, dhe me normë efektive e interesit 22.16%. Principiali në fillim të kredise 3,456.35 lekë dhe në perfundim të kredise 6,388.94 lekë. Kohëzgjatja e kredisë 5 vjet (deri më 22.1.2019). Kësti mujor: 6,521.44 lekë. Gjendja e kredisë me datë 31.12.2018 është në shumën 6,388.94 lekë.

Detyrim në shumën 3000 USD, në bazë të kontratës së sipërmarrjes të datës 11.10.2001, për blerje apartamenti banimi me sipërfaqe 91.5 m2, në Tiranë.  Detyrimi do të likuidohet në momentin e hipotekimit të apartamentit, 3000  USD.

Overdraft në llogarinë rrejedhëse -58,751.30 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga nga 01 janar 2018 ? 31 dhjetor 2018 si Specialiste Azhornuese pranë Ujësjellës Kanalizime dega Tiranës në shumën 664,422 lekë.

Vajza Erinda Velaj: Pasuri e paluajtsbme, “Apartament, me sipërfaqe 94 m2, sip2rfaqe e përbashkët 11m2, dhe sipërfaqe verandë 33.4 m2 m2, Tiranë. Çmimi i Shitjes së Pasurisë është 120,000 Euro.

Të ardhura nga paga 01 janar 2018 ? 31 dhjetor 2018 si Financiare pranë TRAF shpk me të ardhura në shumën 873,280 lekë.

Kredi bankare për blerjen e një apartamenti. Shuma totale 75,000 euro. Data e disbursimit 15 Shtator 2018 dhe data e maturimit mbarimit15 Shtator 2038.

Kësti mujor 375,87 euro vitin e parë dhe vitet në vazhdim 450,64euro. Gjendja e kredisë me datë 31.12.2018 është në shumën 73,969.07 euro.

Vajza Ervisa Beqiraj, Të ardhura nga paga 01 janar 2018 ? 31 dhjetor 2018 si specialiste në  Departamentin e Financës në shumën 615,451.18 lekë.

Over draft me datë 31.12.2018: 85,033.35 lekë.

Të ardhura nga paga nga 01 janar 2018? 31 dhjetor 2018 si specialiste Sistemesh në Drejtorinë e Teknologjisë së lnformacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Sbqiptare në shumën 707,298.30 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga