BE zgjedh drejtuesit e rinj/ Aleatja e Merkel në krye të KE-së
Pas një maratone të gjatë dikutimesh, Bashkimi Europian ka z...
Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar sot raportin e denoncimeve të procesit zgjedhor të 30 qershorit.
Ajo që bie në sy është emri i kryebashkiakes Voltana Ademi e cila ka 6 kallzime të ndërsjella me Prokurorinë. Një nga kryebashkiakja dhe pesë nga policia kundrejtë saj.
Në raportin e publikuar nga Prokuroria shkruhet gjithashu se në Kurbin ka një hetim për falsifikim të materialit zgjedhor.
Lënda: Informacion mbi procesin zgjedhor.
Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se:
1.Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 28.06.2019, ka regjistruar kallëzimin penal nr.1237 të ardhur nga Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga znj. Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar 5 (pesë) kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, si dhe 1 (një) në ngarkim të shtetasit Z. H.
2.Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 228, datë 01.07.2019, për veprën penale ?Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve?, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë Kurbin. Sipas këtij referimi, shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin politik ?Bindja Demokratike?, në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pretendon se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanë nënshkruar në emër të votuesve, pa qenë prezent votuesit. Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat ?Lokal i shtetasit Vasil Ulaj?, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.
3.Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka regjistruar materialin kallëzues nr. 1131, datë 01.07.2019, aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale ?Pengimi i subjekteve zgjedhore??, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Alfred Davidhi e Klevi Berzhezha. Në materialin e referuar nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Fier, pretendohet se këta shtetas i bënin presion zgjedhësve në fshatin Topojë, Fier. Materiali është në fazë verifikimi.
4.Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.
5.Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 02.07.2019 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 1594 të vitit 2019 për veprën penale ?Votimi më shumë se një herë? parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O. Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.
Prokuroria e Përgjithshme informon se, përveç informacioneve të mësipërme, prokuroritë e rretheve të tjera gjyqësore kanë informuar se, deri në këtë moment, asnjë nga subjektet politike nuk ka bërë kallëzim/denoncim penal lidhur me procesin e zgjedhjeve vendore datë 30 qershor 2019, dhe se nuk janë filluar hetime kryesisht për materialet video të publikuara në media./CNA.al
Pas një maratone të gjatë dikutimesh, Bashkimi Europian ka z...
Akademiku dhe studiuesi Artan Fuga ka reaguar në lidhje me f...
Gjykata e Dibrës dha sot masat e sigurisë për të arrestuarit...
Në postimin më të fundit deputeti i listës së PD-së për Bera...
Nga Alban Zeneli *– Data 30 qershor ishte ditë zgjedhjesh pë...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli në dy reagimet e saj ...
Që në fillimet e tyre në muzikë u vu re nga fansat një rival...
Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar ashpër ndaj d...
Ditën e sotme në llogarinë e Instagramit të blogerit Olti Cu...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër përmes një postimi n...
Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi së bashku me Elvana Gjatë...
Kryebashkiaku aktual i Kamzës, Xhelal Mziu, pas takimit të z...
Korçari i famshëm në rrjetet sociale, Ilir Vrenozi, i njohur...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duke iu re...
Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italia...
Gjatë ditës së sotme presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhv...
Manipuluesit e statistikave nuk duan t’a lexojnë shifrën që ...
Adelina Ismaili dhe reperja shqiptare Rina po shijojnë sukse...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për ga...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në rrjetet sociale ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...