Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar pas akuzave të deputetëve demokratë, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, për sistemin e monitorimit të bizneseve online.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se sistemi nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin.
Sipas Ahmetajt, sistemi i ri mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.
Ahmetaj ka shtuar më tej se e gjithë procedura do të udhëhiqet nga shteti shqiptar dhe do të jetë në pronësi të këtij të fundit.
Postimi i plotë
Jam i habitur me zonjën Tabaku dhe Bashkëpunëtorin X të saj, që sot dolën në një duet përçartjeje publike për sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.
Përtej gjithë ç’kanë thënë, për turpin e tyre, dua të nënvizoj:
SISTEMI NUK DO TË KETË ASNJË KOSTO SHTESË PËR BIZNESIN.
Përkundrazi, do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur partia e zonjës Tabaku dhe Bashkëpunëtorit X të saj, imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin dhe që e kanë mirëmbajtjen më të shtrenjtë se të veturave, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni.
Për qytetarët:
1- Me procedurën e re të shpallur, synohet ndërtimi i një sistemi monitorimi transaksionesh i cili do të ndërveprojë me sistemin aktual [email protected] (pra sistemi i administrimit të taksave që përdor çdo tatimpagues, i prokuruar nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 me vlerë mbi 10 milionë euro) si dhe krijimit për herë të parë të komunikimit në kohë reale si të transaksioneve ndërmjet biznesit dhe konsumatorit, ashtu edhe të biznesit me biznesin.
2- Ndërsa tre vjet më parë, administrata tatimore ishte e fokusuar në implementimin e sistemit E-tax, sot po kalon në nivelin tjetër të administrimit dhe luftës kundër informalitetit, betejë e cila kërkon modernizimin e sistemit dhe përdorimin e instrumenteve të reja, inteligjente, për të rritur efikasitetin.
3- Në të njëjtën kohë, ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.
4- Procedura konkurruese në fjalë dhe kriteret e saj, janë përgatitur dhe shpallur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, agjensia me ekspertizën më të lartë për sistemet informatike në sektorin publik dhe për rrjedhojë, mbetet pronësi e vetë shtetit shqiptar dhe aspak koncesion i një kompanie private, aq më pak koncesion për TVSh apo absurdi i dhënies së të drejtave ekskluzive për ndryshimin e ligjeve të shtetit shqiptar.
5- Sa i takon kostove imagjinare prej 600-1000 euro për çdo biznes, apo 80-100 milionë euro në total, theksojmë sistemi i ri NUK do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin; kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimi, por do të përditësohen me sistemin e ri duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.
Zonjës Tabaku dhe Bashkëpunëtorit X të saj që flasin me shqetësim për rritjen e taksave për biznesin, duhet t?iu kujtojmë se platforma e partisë së tyre, është rikthimi i taksës së sheshtë, thënë ndryshe rritje e drejtpërdrejtë e taksave për 97% të të punësuarve dhe mbi 91% të bizneseve.
Sot, 97% e shqiptarëve të punësuar paguajnë rreth 120 milionë dollarë në vit më pak taksa, falë taksimit progresiv. Në 4 vite, i kemi kthyer mbrapsht qytetarëve në xhepat e tyre 500 milionë dollarë që Partia Demokratike ua vidhte me taksën e sheshtë.
Sot, mbi 91% e bizneseve e kanë tatim fitimin 0 ose 5%, pra 100% ose 50% më pak se në kohën e PD. Vetëm me këtë ulje, i kemi kursyer biznesit 23 milionë dollarë në vit, që Partia Demokratike ua merrte si taksa në buxhetin e shtetit.
Me paketën e re fiskale 2019, që do të prezantohet në ditët në vijim, vazhdojmë lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për qytetarët dhe biznesin.
E ftojmë znj. Tabaku, Bashkëpunëtorin X të saj dhe Partinë e përçartjes së madhe publike, ta lexojë me vëmendje paketën e re fiskale për të kuptuar diferencën e madhe mes nesh dhe tyre, vëmendjen e përditshme të kësaj qeverie ndaj qytetarëve dhe biznesit. /CNA.al
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka treguar edhe ...
Presidenti, Ilir Meta u nis sot drejt SHBA-ve, ku do të marr...
Dy ditë më parë Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmo...
Dy gazetarë janë kërcënuar në krye të detyrës. Lajmin e ka b...
Policia ka publikuar pamjet e operacionit të Shkodrës, ku u ...
Avokati Spartak Ngjela gjatë një interviste në emisionin “Kj...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ngërçin e krijuar në Pro...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një interviste në em...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në idhje “furtun...
Deputeti demokrat, Edi Paloka akuzoi Ministrin e Jashtëm, Di...
Kryetraja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një interviste në em...
Policia greke ka arrestuar 22 persona, mes të cilëve 11 prej...
Filip Logoreci është emri i gjimnazistit shkodran, i cili hu...
Kompania ajrore “Blue Panorama”, është përfshirë sërish në s...
Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër, pasi ka rën...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar të shpall...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka kujtuar një deklaratë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Nëse do të kuptosh se në çfarë drejtimi po shkon ekonomia sh...
Një letër që adoleshentja hebre, Anna Frank i kishte dërgua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...