Policia në shërbim të kriminelëve/ Elbasani nën pushtetin e bandave
Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Luciano ...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida tabaku ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë.
Në një dalje për mediat, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria shqiptare është kampione për vjedhjen e taksave të qytetarëve.
Sipas Tabakut, 1/3 e taksave të shqiptarëve vidhen nëpërmjet tenderave të qeverisë, një pjesë e të cilëve jepen pa garë.
?Sa më shumë tendera, aq më shumë mundësi ka qeveria për të vjedhur. Nga një analizë e detajuar e Gjykatës Europiane të Auditimit del se 30% e tenderave në Shqipëri jepen përmes metodave korruptive. Një në tre kompani 1 ne 3 kompani përfiton në mnëyrë abuzive. Kjo do të thotë se një në tre tendera jepet pa garë për klientët e qeverisë?-tha ndër të tjera Tabaku.
Po ashtu ajo theksoi se kjo është arsyeja pse Edi Rama kërkon të kapë drejtësinë.
Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur.
Tani ky përkufizim nuk është më vetëm një konstatim i Partisë Demokratike, por është përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme me tenderët publikë në Shqipëri.
Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të ?Negocimit pa Shpallje?.
Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t?i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve.
Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë.
Tani është botërisht i njohur fakti se qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij.
Për ta kuptuar më mirë sesa vjedhin Rama me bandën e tij të hajdutëve na ndihmon një fakt i thjeshtë: nga 250 milion euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë, në xhepat e klientëve dhe miqve të qeverisë.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurencën e ndershme.
Përveç 250 milionë eurove që jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë më tender. Praktikisht, miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve shpërndahen sërish pa garë nga qeveria hajdute, kampione në Europë për korrupsion.
Ne kemi denoncuar faktin se:
Që qeveria e Edi Ramës është kampionë e korrupsionit, kjo u konfirmua nga Gjykata Europiane e Auditimit, e cila thotë se 1 në 3 tendera vidhet.
U konfirmua nga raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, që thotë së Edi Rama shantazhon bizneset e huaja që të lidhen me klientët e tij
U konfirmua nga Strategjia e Komisionit Europian, i cili thotë së korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha për hapjen e negociatave.
Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja.
Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin e do të rrisë investimet në ekonomi.
Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme pse sot të rinjtë janë pa punë, pse rrogat dhe pensionet nuk rriten, pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.
Rishikimi i ligjit të koncesioneve e prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, do të jetë prioritar, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur nëpërmjet krimit dhe korrupsionit qeveritar. / CNA.al
Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe Luciano ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, në...
Sipas raporteve të shumta ndërkombëtare, organizatat krimina...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj foli për rritje të invest...
Gazetari i njohur, Basir Çollaku ka bërë analizën e qeverisë...
Paisja me abonenë mujore për qarkullimin brenda qytetit të T...
Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputet i PD, Edi Palok...
Policia ka kapur ditën e sotme 13 emigrantë në Kapshticë, Bi...
Ky është momenti kur një barrierë ndarëse i ka thyer këmbën ...
Provinca Farah në Afganistan është goditur nga një bombë e v...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në l...
Sapo kishte dalë nga burgu dhe për këtë kishte organizuar nj...
Nëse një vit më parë ishte ikona e Top Channel me programin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të r...
Një tërmet ka lëkundur mesditën e sotme Greqinë. Sipas Insti...
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shfaqen disa va...
Gjykata Administrative ka vendosur rrëzimin e padisë së subj...
Sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë gjyqt...
Ish-ministri i Breendshëm Saimir Tahiri është parë në ambjen...
Këtë vit, në Spanjë kanë hyrë më shumë se 21 mijë emigrantë ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...