Paralajmërimi i Mustafajt/ "Nëse humb zgjedhjet lokale Basha të largohet"
Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka zbuluar detyrat ...
Dramatike e ka cilësuar situatën me sistemin gjyqësor në vend, publicist, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, teksa ka komentuar shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në kuadër të procesit të vettingut. Në rubrikën ?Opinion? në studion e lajmeve në ?Neës24?, ai tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.
Sakaq, ai ka komentuar edhe zërat se kjo situatë ku ndodhet tashmë sistemi i drejtësisë, ?është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin?.
?Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin?, u shpreh Mustafaj.
Publicisti thotë se pas verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe shkarkimit të tyre në rastet kur ka shkelje, duhet të vijohet edhe me pjesën tjetër të procesit, pra zëvendësimin e tyre, për të mos krijuar ngërç në institucionet e drejtësisë.
?Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë?, u shpreh ai.
Duke ngritur shqetësimin për situatën në gjyqësor, Mustafaj thotë se do të ishte tejet kritik momenti nëse vendi ynë do të ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare, ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.
?Magjistratura do të thotë se do ketë studentë që do përfundojnë për dy vite. Padyshim që ky ligj duhet të ishte miratuar, por ne sot kemi imediate krijimin e të gjitha hallkave të sistemit. Nëse nesër Shqipëria gjendet në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, si do t?ia bëjmë? Kjo nuk është në logjikën normale të atyre që bëjnë shtet?, u shpreh publicisti Besnik Mustafaj.
Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka zbuluar detyrat ...
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u bëri thirrje qyteta...
Euro komisioneri i BE-së Johannes Hahn ka reaguar në lidhje ...
Qeveria shqiptare vendosi njohjen e lejeve të drejtimit mes ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos që...
Komisioni i Vettingut, sot ka prerë “kokën” e një tjetër anë...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit j...
Sheiku i Gjykatës së Lartë që “lundron” në miliona euro, Art...
Policia greke ka zbuluar në brigjet e Kefalonisë, 2 pako të ...
Qeveria ka vendosur të bëjë kthimin e eshtrave të Mid’hat Fr...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka sqaruar zërat për një...
Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të mbështesë nismën e pre...
Gjykata australiane ka dënuar me 17 vite burg një 25 vjeçar ...
Planeti i kuq do të duket më së miri sot, pasi Marsi do të s...
Procesi i Vettingut e ka lënë Gjykatën e Lartë, vetëm me kat...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-re...
Lulëzim Hamitaj, komisioneri i Vetingut që akuzohet nga Part...
KPK-ja ka mbajtur ditën e sotme seancën dëgjimore për prokur...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ...
Kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, ës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...