web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kalifornia në flakë/ Zjarri “mbërthen” veriun e vendit (Foto+ Video)

27 Korrik 2018, 21:49, Aktualitet CNA

Zjarrëfikësit në Kaliforni po luftojnë prej 12 orësh me flakët. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri masiv, 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 3 zjarrëfikës janë lënduar.

Siç raporton CNN, zjarri ka shkatërruar mbi 100 ndërtesa, ndërsa rrezikohen 5000 shtëpi.

Në terren për momentin ndodhen 1700 forca zjarrëfikëse, të cilat po lufrojnë me flakët.

Zonat më të prekura janë Shasta, Keswick dhe Redding. /CNA.al





Lajmet e fundit nga