Britania e Madhe legalizon kanabisin mjekësor
Britania e Madhe ka vendosur të legalizojë kanabisin mjekëso...
Gjyqtari Artan Broci, i cili drejton njëherazi edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare, e cila kap një vlerë prej 44.5 milionë lekësh.
Artan Broci është njëherazi anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Artan Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai e ushtroi funksionin pranë kësaj gjykate deri në vitin 2010, kur u promovua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Broci ka qenë edhe asistent-pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është angazhuar si ekspert në disa projekte si dhe ka dhënë kontribut në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Broci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci për vitet 2003-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artan Broci zotëronte një pasuri familjare në vlerën e 7.2 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me më shumë se gjashtë herë, duke kapur vlerën e 44.5 milionë lekëve.
Pasuria familjare e zotit Broci ndahet në 23 milionë lekë likujditete në bankë, 15.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 3.9 milionë lekë kursime në cash. Ai zotëron gjithashtu automjete në vlerën 1.6 milionë lekë si dhe bizhuteri të trashëguara nga familja në vlerën e 543 mijë lekëve.
Për periudhën deklaruese 2003-2017, familja Broci ka siguruar të ardhura në vlerën e rreth 100 milionë lekëve. Paga nga funksioni i gjyqtarit përbën vetëm 17.5 për qind e totalit të të ardhurave, ndërkohë që fitimet e bashkëshortes si notere kanë qenë disa herë më të larta dhe zënë 42.5 për qind të totalit.
30.6 për qind e të ardhurave kanë si burim qeratë e pronave, 4.3 për qind fitimin nga shitblerja e pronave dhe 2.5 për qind të ardhurat nga interesat bankare.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative.
BIRN identifikoi megjithatë disa ?flamuj të kuq? në këtë analizë, që lidhen me shumat e konsiderueshme të parave që mbahen jashtë sistemit bankar, fitimet e siguruara nga shitblerja e pronave apo transaksionet e kryera me një shtesë apartamenti.
Më konkretisht, në vitin 2006 gjyqtari Broci deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 103 m2 dhe verandë 44 m2 në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në vlerën 55 140 euro. Në vitin 2010, kjo pasuri shitet për 102 mijë euro duke krijuar një fitim prej më shumë se 46 mijë eurosh.
Gjithashtu në vitin 2013, gjyqtari Broci ka deklaruar një shtesë apartamenti me sipërfaqe 65.7 metër katrorë në rrugën Don Bosko në Tiranë. Transaksionet e kryera me këtë pronë janë të paqarta, duke filluar që periudha e ndërtimit pa leje dhe kostot, kontratat e dhurimit pas legalizimit që siguruan bashkimin e pronave dhe shkëmbimin përfundimtar të saj të realizuar në vitin 2016.
Një tjetër ?flamur i kuq? i identifikuar në rastin e zotit Broci lidhet me kursimet e konsiderueshme në cash, të cilat në fund të vitit 2017 kapin shifrën e 3.9 milionë lekëve pavarësisht se kufiri i lejuar nga ligji për deklarimin e pasurisë është në 1.5 milionë lekë.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Britania e Madhe ka vendosur të legalizojë kanabisin mjekëso...
Dymbëdhjetë sirianë kanë rënë në pranga me dyshimin për vras...
Analisti i njohur Fatos Lubonja ka zbuluar pazaret e politik...
31- vjeçarja Anna Malaj bashkë me kushëririn e saj, Emiljano...
Avokati i njohur Çlirim Gjata ka shprehur pakënaqësitë e tij...
Pas peticionit të aktorëve për presidentin Ilir Meta ku kërk...
“Top Channel” për disa ditë radhazi ka vijuar siç e quan ai ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të re...
Gazetari Helidon Tahiraj, ka reaguar pas peticionit të punon...
Analisti Fatos Lubonja është ftuar mbrëmjen e sotme në emisi...
Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqip...
Agjencia e bashkisë së Tiranës- ‘Tirana Parking,’ e cila po ...
Ekipi i Laçit është mundur 3-0 nga norvegjezët e Moldes.Ky t...
Në një kohë që procesi i Vettingut ka “turbulluar” jo pak qe...
Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar kosovar Adem D...
Futbollisti malazez i Partizanit, Stefan Nikoliç, ka ndërpre...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte sot i pranishëm n...
Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar kosovar Adem D...
Një ditë pas deklaratës së PD –së, se Top Channel po censuro...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...