web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet skandali i Ministrisë së Arsimit/ Presion për t’u mbyllur gojën mësuesve

25 Shkurt 2018, 12:02, Aktualitet CNA

Projekti i Ministrisë Arsimit për unifikimin e diplomave në kuadër të ligjit të ri ka prodhuar një skandal, kjo për shkak të neglizhencës së disa zyrtarëve të kësaj ministrie.

CNA.al, pesë ditë më parë raportoi se tre mijë mësues, të cilët i kanë mbaruar studimet në vitet 90, në Institutet pedagogjike ?Eqerem Çabej? në Gjirokastër,  ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan dhe  ?Luigj Gurakuqi? në Shkodër, rrezikojnë të mbeten të papunë.

Të gjithë këta mbajnë titullin ?Mësues?, por Ministria e Arsimit i ka regjistruar  me sistemin e Bolonjës, dhe tashmë  kërkon të bëjë lojë, duke i testuar apo duke përdorur ?kërcënimin? për  uljen e  pagave.

Sot ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, e cila e ka cilësuar si skandal mënyrën se si po vepron Ministria e Arsimit.

?Atyre arsimtarëve që kanë kryer studimet e larta 3-vjeçare në Institutet e Larta Pedagogjike, Institutin e Arteve dhe Institutin e Lartë të Fiskulturës përpara viteve 1990 diploma për shkak të unifikimit do t?u njihet si diplomë e nivelit “Bachelor”.
Kjo do të pasohet me ulje pagash për 30 % të arsimtarëve, kryesisht ata të moshës 45 -55 vjeç.
Sikur të mos mjaftonte, këta mësues do detyrohen t?u drejtohen universiteteve, kryesisht atyre private për të vijuar studimet e nivelit master?, thuhet në reagimin e Presidentit të KSSH, Kol Nikollaj, i cili i bën apel Ministrisë  së Arsimit të korrigjojë gabimin e zyrtarëve të saj, pasi ndryshe do përballet me protestat e mësuesve.

“Të gjithë ata arsimtarë të nderuar që kanë kryer studimet në Institutet e Larta Pedagogjike, Institutin e Lartë të Arteve dhe Institutin e Lartë të Kulturës përpara viteve 1990, me ligjin ekzitues të asaj kohe quheshin se kishin mbaruar Shkollen e Lartë. Ndërkohë në kuadër të Unifikimit të Diplomave Ministria e Arsimit ka vendosur që diplomat e kësaj kategorie në mënyrë arbitrare t?i cilësojë të nivelit “Bachelor”. Kjo do të thotë ulje pagash për këta mësues. Të krahasosh studimet e larta të para viteve 1990 me ato të sotmet të sistemit “Bachelor”, të kësaj kohe është fyerje për ata mësues”, ka thënë Nikollaj.

Ndërkohë, Kol Nikollaj,  ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, se po zvarrit në mënyrë arbitrare firmosjen e kontratave kolektive të mësuesve me KSSH.
Kjo sipas Nikollës është një formë presioni e Ministrisë karshi mësuesve që ata të mos reagojnë për të drejtat e tyre./CNA.al

Skandal i Ministrisë së Arsimit/ Tre mijë mësues rrezikojnë vendin e punës





Lajmet e fundit nga