web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spille,bizneset shkelën VKM e Ramës/ Bizneset betonizuan kundërligjshëm bregdetin

24 Shkurt 2018, 09:13, Aktualitet CNA

Bashkia e Rrogozhinës dhe komuna Kryevidh në Kavajë, kanë dhënë leje për ndërtim në zonën e plazhit, me afat 150 ditor, por me materiale të çmontueshme, pra dru, që do shërbenin vetëm për periudhën e verës dhe në vjeshtë e dimër, Spilleja do të merrte karakterin e mëparshëm natyror.

Në kundërshtim me VKM me nr. 369 të vitit 2016, të firmosur nga Edi Rama, ndërtuesit kanë ndërtuar objekte me materiale hekuri dhe betoni.

Shqiptarja.com disponon dhe VKM, e cila në nenin 7 që flet për kriteret e përgjithshme për strukturat në stacionet e plazhit. Nga hetimet e kryera rezulton se në 27 lokale të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare, vetëm 4 katër persona investitorë rezultojnë të jenë banorë të zonës Spille.

Ajo që bie në sy është se këto objekte janë ndërtuar vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan-vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa pasur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se disa pasuri janë tjetërsuar nëpërmjet falsifikimeve, duke shfrytëzuar emrat e personave fshatarë të zonës dhe kundrejt asnjë shpërblimi, janë bërë pronarë të pasurive të veçanta të zonës.

Konkretisht, shtetasi Asim Arkaxhiu me detyrë regjistrues nga data 10 teteor 2016 deri në 15 maj 2017 ka pasur dijeni që parcelat e ndodhura në bregdet si tokë pa fryt (ranishte, pyll etj.) të ndodhura në fshatrat Spille, Rreth-Greth, Domen të Komunës Kryevidh, të cilat ishin regjistruar në kundërshtim me ligjin dhe me shkresa të falsifikuara dhe ka kryer transaksione në këto parcela ku ai kishte kërkuar informacion.

Më konkretisht me shkresën nr. 7152 prot.,dr. 7 nëntor 2016, të ZVRPP Kavajë, regjistruesi Asim Arkaxhiu i ka kërkuar informacion Këshillit të Qarkut për shkresën me nr. 1608 prot., dt. 26.07.2016 dhe shkresën nr. 1754 prot., dt. 14.09.2016, të lëshuara nga Këshilli i Qarkut Tiranë ku është konfirmuar ndryshimi i zërave kadastralë përkatësisht nga tokë ?PF?, ?PF ranishte?, ?Pyll?, ?Kullotë?, në tokë ?Arë? për parcelën me nr. 42 z.k. 3175 fshati Rreth-Greth, parcelat nr. 37, 35 z.k. 3501 fshati Spille,dhe disa fshatra të tjera në këtë zonë. Si i zbuloi dëshmia e punonjëses së hipotekës Aldo Kila,me detyrë specialist jurist edhe pse ka pasur dijeni për shkresat e mësipërme ka vazhduar të kryejë veprime në parcelat nr. 37, 35 z.k. 3501 fshati Spille, parcela nr. 1 z.k. 3960 fshati Kazie, parcelat nr. 96, nr. 174, nr. 5 z.k. 1512 fshati Domen, parcela nr. 119 z.k. 3914 fshati Zhabjak, parcela nr. 56 z.k. 3497 fshati Spanesh dhe parcelat me nr. 55, nr. 98, z.k. 2888 fshati Patk Milot.

Marrja në dijeni vërtetohet nga fakti se në muajin korrik 2017 ka bërë shënime me laps në rubrikat përshkrim i veçantë në këto parcela. Këto shënime janë bërë pasi janë kryer transaksione në këto pasuri.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga deklarimi i juristes Alba Çelhyka, e cila në deklarimin e saj ka shpjeguar se ka bërë transaksione në parcelën me nr. 42 z.k. 3175 fshati Rreth-Greth Kavajë dhe në momentin që ka bërë transaksionet në regjistra nuk ka pasur shënime.

Pas këtij konstatimi ka komunikuar me specialistin jurist Aldo Kila duke i thënë se kur kishte marrë dijeni për këto shkresa. Ai i është përgjigjur që kishte marrë dijeni që në momentin që këto shkresa ishin protokolluar pranë ZVRPP Kavajë.

Pas këtij komunikimi me Aldon ka bërë verifikime tek arkiva digjitale (skanuara) për veprimet që ishin kryer në parcelën me nr. 42 z.k. 3175 Rreth-Greth dhe ka konstatuar se pas shkresave me nr. 2223/1 prot., dhe nr. 2223/2 prot.dt. 14 nëntor 2016 Këshilli i Qarkut Tiranë, ishin kryer transaksione të ndryshme: kontrata dhurimi, shitje dhe shkëmbimi.





Lajmet e fundit nga