Rama apel qytetarëve: Denonconi korrupsionin
Kryeministri Edi Rama, në një takim grup prindërish dhe mësu...
Nga Ben ANDONI
Nëse Shqipëria pret me padurim fillimin e funksionimit të Reformës në Drejtësi, pak orë më parë ka marrë një përgjigje jo aq pozitive. Për këtë ka ndihmuar naiviteti i kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në një intervistë për ?Gazetën Shqiptare?. Mes shumë përgjigjeve, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë qasja e tij me tagrin që mban si kreu i Gjykatës më të rëndësishme të vendit.
Shfajësimi në fakt e ka fajësuar paq. Citojmë:?Ka pasur ndonjë rast që edhe mua më janë drejtuar politikanë të ndryshëm, të cilët në emër të personave të përfshirë në konflikte në zonat e tyre zgjedhore, etj., më kanë kërkuar përshpejtimin e gjykimit, zgjidhjen e konfliktit apo pezullimin e ndonjë vendimi penal. Jam përpjekur t?u shpjegoj se ata nuk mund të ndërhyjnë në çështje konkrete, qoftë si persona privatë apo funksionarë shtetëror?.
Në të gjithë intervistën nuk kanë bërë aspak përshtypje konstatimet e tij të tilla se: ?Edhe pas gati 30 vjet ndryshimesh, ende politika përpiqet ta trajtojë gjyqësorin apo drejtësinë në përgjithësi, si oborrin e saj?.
Ajo që njerëzit i ka shtangur ka qenë e thjeshtë dhe e thënë troç: Këtu ndërhyhet deri tek 1 i Gjykatës së Lartë dhe nuk denoncohet. Pyetja e thjeshtë: po Juve jeni nga njerëzit më të fortë në Shqipëri sa i përket pushtetit gjyqësor, pse nuk e denonconi? Dhe sërish: nëse politikanët janë aq të paditur në rastin më të mirë që të ndërhyjnë direkt dhe aq të fortë në rastin më të keq pse nuk i denonconi vallë?
Mjafton nxjerrja e tabulatit. E nuk mbaron këtu, sepse në shqyrtim mbetet dhe tagri i kryeprokurores së re. Në ligj, edhe vetë personi, që i është kërkuar të influencojë dhe nuk denoncon duhet të merret në cilësinë e personit, i cili ka dijeni për një vepër penale. Por, kjo nuk ndodh, ashtu si shumë e shumë gjëra të tjera në vendin tonë.
Prej gati katër vjetësh zoti Zaganjori është në krye të një institucioni që mund t?i jepte shumë fizionomi Shqipërisë, sa i përket Reformës së saj në Drejtësi me punën e tij por edhe vullnetin e mirë për të ndryshuar. Por ky institucion në këto 27 vjet duket se pret politikën që të bëjë hapin e parë.
Është i trishtë fakti se ku është katandisur Drejtësia shqiptare dhe akoma më i trishtë mendimi sesi ndodh që persona me të tillë tagër nuk kanë fare vullnet ndryshimi.
Në fakt akti i tij nuk çudit më askënd.
Të mjafton të shikosh performancën e institucionit të tij dhe të kuptosh se zgjidhjet e problematikave që shqiptarët i kërkojnë brenda ?afatesh te arsyeshme?, i marrin pas vitesh të tërë. Në një hulumtim që bëri pak javë më parë një media online në website-in e autoritetit gjyqësor më të lartë, Gjykatës së Lartë, konstatoi se problemet e qytetareve i nënshtrohen një pritjeje të stërgjatë dhe që nuk mund të konsiderohej aspak fare ?e arsyeshme?. Në më të shumën e herëve çështjet shumë shpesh shkonin deri në 3 vite pritje!!!
Kjo është fizionomia e institucionit të tij, që e ka aq të vështirë për të denoncuar politikanë por që e ka aq të lehtë për të lënë në kalendar çështjet e qytetarëve të thjeshtë që rrinë e po shikojnë funeralin e drejtësisë shqiptare, një gozhdë të së cilës e ka vendosur dhe Zaganjori.
Kryeministri Edi Rama, në një takim grup prindërish dhe mësu...
Nga Arian GaldiniKa qenë janari i vitit të kaluar kur Berat ...
Poeti dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare është fituesi i ...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisaria...
E ftuar pasditen e djeshme në “Pop Culture”, ishte aktorja e...
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë para ...
Lëvizjet në Prokurori pritet të prekin edhe Prokurorinë e Kr...
Janë të bukura, të pasura dhe seksi. Në sytë e publikut Gret...
Pas shkarkimit të tij nga detyra, ish-drejtuesi i prokuroris...
Kryetari i grupit parlamentar të “LSI” ka uruar përmes një s...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka rikthyer në vë...
Ajo është një ndër personazhet e komentuara në showbizin shq...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është kundërpërgji...
Ashtu, siç ishte paralajmëruar dhe më parë, Ministria e Bujq...
Pas bashkëshortes së tij, prokurores Rovena Gashi, edhe Drit...
Pas përfundimit të spektaklit “C’est la Vie” të gjithë e kem...
Partitë politike në Shqipëri janë bërë pjesë e një sondazhi...
Duket se këngëtarja shqiptare Greta Koçi i ka përqafuar e pa...
Luana Vjollca është një ndër moderatoret shqiptare që kujdes...
Nga një sondazh konfident, publikuar së fundi, i cili është ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...