web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonin automjetet pa targa dhe leje drejtimi/ Arrestohen tre persona

10 Janar 2018, 10:58, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Cërrik bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit, Florenc  Kumria,  25 vjeç banues në fshatin Gjonme Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik është  kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motorçikletë pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Në pranga është vënë edhe Bashkim Sinani, 39 vjeç banues në fshatin Godolesh Elbasan.  Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan ? Librazhd, në fshatin  Mengel është  kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motorçikletë pa leje drejtimi.

Edhe Amarildo Sula, 25 vjeç banues në Cërrik, wshtw arrestuar, pasi në Cërrik, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i  Yllit? është  kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin motor pa targa dhe i pa pajisur me  leje drejtimi./CityNews

 





Lajmet e fundit nga