web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haki Çako merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive Evropiane/ Luftë terrorizmit nga interneti

8 Shtator 2017, 18:22, Aktualitet CNA

Përfaqësues të Policisë Shqiptare morën pjesë në Konventën e Shefave të Policive Evropiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë më 6 dhe 7 shtator. Që prej organizimit të Konventës së Parë në vitin 2011, konventa e këtij viti ishte mbledhja më e madhe e shefave të Policive dhe përfaqësuesve të lartë nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Ajo shënoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 6 organizata të BE-së.

Eventi u mikprit nga EUROPOL dhe Policia e Estonisë, ndërsa policia Shqiptare përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, Shefi i Zyrës Kombëtare Europol së Shtetit Andi Likaj, dhe Oficeri i Kontaktit pranë Europol Edi Voshtina.

Pjesëmarrësit diskutuan çështje kryesore lidhur me sigurinë e BE-së dhe më gjerë, përfshirë: përhapjen në Internet të propagandës ekstremiste, terroriste dhe të dhunshme dhe reagimin e ligjzbatuesve; përdorimin e inteligjencës financiare si një mjet kritik për hetimet e suksesshme kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar; krimin në epokën e teknologjisë; krimin kompjuterik; dhe kontrabandimin e emigrantëve.

Në të gjitha takimet dy palëshe të zhvilluara nga delegacioni shqiptar, u kërkua mbështetja e partnerëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar i organizatës ndërkombëtare policore INTERPOL, pasi së shpejti në Pekin do të zhvillohet Konventa e Interpolit, ku do të diskutohet dhe votohet anëtarësimi i Kosovës dhe Palestinës në këtë organizatë./CityNews





Lajmet e fundit nga