web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali-Basha emëron drejtuesit e grupit/ Ja statuti dhe nenet e shkelura

8 Shtator 2017, 16:59, Aktualitet CNA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ka vazhduar me shkeljen e statutit të PD-së, duke e kthyer këtë të fundit në një letër të pavlerë që e ka miratuar kongresi, por që Lulzim Basha e ka vënë në taletin e tij.

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së pa zhvilluar asnjë procedurë ligjore, Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në shkelje të statutit ka emëruar duke mos bërë garë, dy nënkryetarë të partisë, Edmond Spahon dhe Edi Palokën, të cilëve thjesht u ka bërë një rrokaut.

Duke vazhduar skandalet e tij, Lulzim Basha ka shkelur nenin 37 të statutit i cili në pikën 2-B thekson se Këshilli Kombëtar zgjedh nënkryetarët e partisë, shkruan Citynews.

Sot në mënyrë flagrante duke vazhduar skandalet e tij, Lulzim Basha ka emëruar dy nënkryetarët e Partisë Demoktratike, nëdërkohë që këtë kompetencë në bazë të statutit të PD-së e ka Këshilli Kombëtar i PD-së dhe jo Lulzim Basha.

Sot me një rrokaut dhe emërim personal, në shkelje të plotë të statutit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar dy nënkryetarët duke thelluar më tej abuzimet dhe veprimet e tij autotariste në krye të Partisë Demokratike.

Emërimi i dy nënkryetarëve është një tjetër akt personal dhe i turpshëm i Lulzim Bashës i cili prej katër vitesh nuk i ka thirrur asnjë herë të vetme Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Askush nuk e di dhe nuk  mund të sqarojë se Basha i vjedh kompetencat Këshillit Kombëtar dhe nuk e thërrret në mbledhje për të bërë zgjedhjet e nënkryetarëve, duke shkelur statutin e ndryshuar nga ai vetë dhe duke i vënë përfundimisht shkelmin Kushtetutës së Partisë, e cila ka përfunduar si letër higjenike./CityNews





Lajmet e fundit nga